Zgjedhjet policia e Shkodres 24 ore ne gadishmeri

Policia e Shkodrës do të jetë 24 orë në gadishmëri gjatë 8 majit për të ruajtur situatën e qetë gjatë procesit zgjedhor, ashtu sikurse ka qenë gjatë fushatës elektorale.
Ndërsa përsa i përket zonave të thella ku nuk është i mundur komunikimi, janë marrë masat për të pajisur forcat e ruajtjes së rendit me telefona satelitorë, për të mundësuar kështu komunikimin e pandërprerë me qendrën.
“Drejtoria e policisë së qarkut Shkodër u bën thirrje të gjithë qytetarëve në shkallë qarku që në këto zgjedhje vendore të tregojnë qytetarinë dhe maturinë e tyre duke respektuar me korrektësi procesin zgjedhor me qëllim shmangien e çdo lloj incidenti”- tha Arjan Bozhaj, drejtor i policisë, qarku Shkodër.
Një vend të veçantë në planin e hartuar për ditën e zgjedhjeve zë edhe media, komunikimi me të cilën do të jetë i pandërprerë për të siguruar informimin në kohë të publikut për zhvillimet e asaj dite.
Bruna Gjoka