E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Peshkopi Do perfundojme rrugen e Arbrit

Kryeministri Sali Berisha paraqiti në Peshkopi alternativn për qytetarin dhe shprehu mbështetjen për kandidatin Ilir Krosi. Kryeministri premtoi se në katër vitet e ardhshme do të rriten investimet për Dibrën dhe do të do të kompletohet infrastruktura. Përfundimi i rrugës së Arbrit do të bëj të mundur lidhjen e Dibrës me të gjitha komunat.

“Këtë fitore do ta shndërrojmë në asafaltimin e të gjitha rrrugëve të qytetit e komunave të rethit të Dibrës, ndërtimin e rrugës që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, përfundimin e rrugës së Arbrit, lidhjen e të gjitha komunave të rrethit të Dibrës me akset kombëtare. Në alternativën tonë ka vend për çdo dibran, për çdo dibrane. Ne i kemi dyert e hapura. Asnjë prej jush, qytetar të dashur të Dibrës, banorë të këtij rrethi, nuk ka nevojë ta mendojë për as edhe një moment të vetme rrugën e vetmisë. Le t’ia lëmë vetmitarëve”- tha Berisha.

Kreu i qeverisë i dërgoi edhe një mesazh kreut të opozitës nga Dibra, duke i kujtuar se në kohën e koperativave bujqësore pagesa që ata merrnin nuk u mjaftonte as për copën e bukës misrit.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›