Verdi rikthehet me “Trovatoren”
• Opera “Trovatore” një opera me katër akte, vepër e kompozitorit italian Giuseppe Verdi, do të shfaqet më 6 prill në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë për të vijuar shfaqjet dhe në datat 8, 10 dhe 12 prill.
Me regji të Nikolin Gurakuqit, skenografi të Genc Shkodranit, opera do të dirigjohet nga Andre Bernardi, ndërkohë që këtë herë merr pjesë si e ftuar edhe mexosopranoja Shpresa Beka, e cila interpreton rolin e ciganes Azucena. Protagonistë të tjerë në këtë opera janë tenori Agim Hushi, Ylber Gjini, Sonila Baboçi, Irini Nikolla, Erlind Zeraliu etj. “Trovatore” u shkrua nga Verdi bazuar në libretin e Salvatore Cammarano, ndërsa u shfaq për herë të parë në 19 janar 1853 në Teatrin Apollo në Romë, për të njohur pas kësaj vetëm sukses. Vepra që i vendos ngjarjet mes Vizcajës dhe Aragon (Spanjë) në fillim të shekullit të XV, ka në qendër të saj katër protagonistë kryesorë, Leonora (soprano) Manrico (tenor) Azucena (mezzo) dhe Conde de la Luna (bariton).