E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shpëton aksidentit, theret nga shoferi

Sherri që ka nisur pas përplasjes së një kamioni me një veturë ka bërë që drejtuesit të grinden me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre të përdorë një thikë për t‘u dhënë fund fyerjeve. Shoferi i kamionit, 31-vjeçari Ardian Koni nga Peqini, u arrestua për plagosje të rëndë. Sherri ndodhi në rrethrrotullimin e Shkozetit, pas përplasjes së kamionit me veturën, ku udhëtonin edhe Enald F., Abdurrahim F. dhe Altin Zh. Këta persona kanë debatuar me shoferin e kamionit dhe ky i fundit është përgjigjur duke plagosur me thikë 20-vjeçarin Enald F.

v. q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›