E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sigurte vendimi pozitiv per vizat

06-11-2010 / Gazeta 55

Doris Pack

Vendimi per vizat pritet pozitiv. Keshtu eshte shprehur gjate nje interviste per programin ne shqip te radio Dutsche Welle DW europarlamentarja gjermane Doris Pack. Ajo u shpreh se ne fillim te javes qe vjen BE do te jape nje pergjigje pozitive per Shqiperine ne procesin e liberalizmit te vizave. Pack ka apeluar per rivendosjen e dialogut e dialogut politik mes forcave vendimmarrese pasi sic u shpreh ajo populli shqiptar nuk e meriton sjelljen qe po demonstron politika

Zonja Pack ne fillim te javes tjeter BE pritet qe te marre nje vendim final per liberalizmin e vizave per qytetaret shqiptare qe do te udhetojne ne zonen Shengen. Ne Shqiperi ka nje pritmeri te pergjithshme se vendimi do te jete pozitiv. E ndani dhe ju kete mendim
Keshtu mendoj se do te ndodhe. Sepse ju i keni plotesuar udhezimet. Dua te them se ju keni bere me shume se te tjeret me pare. Eumlshte punuar mire ne permbushjen e te gjithe kerkesave me karakter teknik ndaj dhe pergjigja do te jete pozitive.

A ka ende dyshime a ngurrime ne radhet e vendeve anetare se kjo levizje pa viza do te shfrytezohet dhe per qellime te kerkesave per azil apo per punesim sic ka ndodhur me vendet e rajonit me heret
Qeveria eshte duke u perpjekur per ta evituar nje gje te tille per te bindur qytetaret se liberalizmi nuk eshte per te kerkuar pune aq me teper per te bere kerkesa azili ne vendet pritese. Une jam informuar nga shume burime se perfaqesues te qeverise perfaqesues te jetes publike e politike jane duke zhvilluar takime me popullaten ne terren. Duke shpjeguar qarte se nga procesi perfitohet vetem levizje per qellime turistike per te takuar njerez te aferm a miq ne vendet e BE-se etj. dhe kthim ne atdhe brenda afateve kohore. Nuk e kam kuptuar vertet qe dikush nga Maqedonia a Serbia te bejne kerkese per azil ne vendin ku kane mberritur ne nje kohe qe keto dy vende qe mora si shembull jane ne procesin e afrimit drejt BE-se. Ne presim nje qendrim korrekt nga ana e qytetareve per kete proces ku monitorimi do te jete i kujdesshem hap pas hapi.

Shqiperia pret nje pergjigje dhe per kerkesen e fitimit te statusit te vendit kandidat per ne BE. Nga ajo qe eshte diskutuar gjate dites se pare te Takimit te dyte te Komitetit te Stabilizim Asociimit Shqiperi ndashBE ku ju ishit prezente pati shume kritika per klimen e renduar politike ne vend. Kjo nenkupton se vendimi per kete do te shtyhet
Keshtu mendoj sepse popullata ne Shqiperi nuk e meriton kete lloj sjellje nga ana e politikaneve. Sic une e kam ndjekur zhvillimin e Shqiperise ne keto 20 vite se fundi ka perparime ne mjaft fusha ne luften kunder krimit dhe korrupsionit ne rindertimin e infrastruktures respektimin e lirive dhe te drejtave te njeriut konsolidimin e institucioneve etj. etj. Sigurisht qe ka dhe shume per te bere dhe keto nuk mund te finalizohen pa nje perpjekje te perbashket nga i gjithe spektri politik nga te gjithe aktoret e politike dhe jo politike te ketij vendi. Por me nje parlament qe nuk funksionon ose nuk siguron vijueshmeri te punes nuk ka debat dhe miratim te ligjeve nuk mund te kryhen reformat. Shikoni deputetet jane votuar nga qytetaret per te qene ne parlament per te punuar per te diskutuar per te kundershtuar per te bere amendime dhe sugjerime permiresuese ne komisionet parlamentare dhe ne seance plenare. Per kete opozita duhet te reflektoje dhe te jete sistematike ne punimet e parlamentit. Kjo vlen ne menyre te vecante dhe per reformen zgjedhore qe duhet te kryet pa humbur kohe dhe me vullnet te perbashket. Nese qeveria eshte e gatshme per te pritur amendamentet dhe ne fakt ne nuk do te kemi te tilla amendamente atehere dhe zgjedhjet e tjera do te ishin serish te diskutueshme per opoziten. Kjo duhet te evitohet dhe ilaci eshte bashkepunimi e kompromisi ashtu sic ndodh ne cilindo vend demokratik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›