Edi Rama nis 6 muaj perpara te pergatise alibine e humbjes se zgjedhjeve

Reagon perseri Ministria e Brendshme pas deklaratave te kreut te PS. Edi Rama spekulon perditesimi i listave behet nga njesite vendore
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi dje ministrin e Brendshem Lulzim Basha per shkeljen e te gjitha afateve per listat paraprake te zgjedhjeve vendore. Tejkalimi i afatit sipas Rames tregon qarte se eshte duke u pergatitur deformimi i ketyre zgjedhjeve. Por i menjehershem ishte reagimi i Ministrise se Brendshme permes zevendesministrit Ferdinand Poni i cili ritheksoi edhe njehere se sipas ligjit ne fuqi jane Kryetaret e Bashkive dhe Komunave dhe jo Ministria e Brendshme qe hartojne dhe perditesojne listat zgjedhore. Per kete zevendesministri Poni vuri ne dispozicion te te gjithe skeptikeve nenin 48 te Kodit Zgjedhor i cili thote shprehimisht se jane kryetaret e njesive vendore ata te cilet hartojne dhe miratojne listat e zgjedhesve.
Sipas Nenit 48 te Kodit Zgjedhor Kryetaret e Bashkive dhe Komunave brenda dates 26 Tetor 2010 duhet te shpallnin listat e perditesuara paraprake per cdo qender votimi. Pas ketij perditesimi Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile brenda dates 15 nentor 2010 ben publikimin e listes paraprake te zgjedhesve ne faqen zyrtare te internetit te Ministrise se Brendshme vuri ne dukje Poni duke shtuar se ne kete sens Ministria e Brendshme nuk ka shkelur asnje nga afatet e parashikuara ne ligj dhe udhezim nderkohe qe pret bashkepunim te plote te Pushtetit Vendor i cili perditeson keto lista.
Duke iu referuar pretendimeve te kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zevendesministri i Brendshem tha se deklaratat jane pjese e alibive dhe spekulimeve ne prag te zgjedhjeve vendore.
Rama ofroi nje spekulim te paster dhe genjeu duke akuzuar pa asnje baze Ministrine e Brendshme ne lidhje me listat zgjedhore per Pushtetin Vendor. Cdo qytetar shqiptar e di fare mire qe sipas ligjit jane Kryetaret e Bashkive dhe Komunave dhe jo Ministria e Brendshme qe hartojne dhe perditesojne listat zgjedhore u shpreh zevendesministri Poni.
Neni 48-te i Kodit Zgjedhor
Organi qe harton dhe miraton listat
1. Listat e zgjedhesve nxirren nga baza e te dhenave elektronike te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile nga zyra e gjendjes civile te njesise se qeverisjes vendore pas urdhrit te kryetarit te njesise se qeverisjes vendore perkatese. Lista qe shpallet duhet te nenshkruhet nga kryetari dhe nepunesi pergjegjes i gjendjes civile.
2. Zyra e gjendjes civile nen autoritetin e kryetarit te njesise se qeverisjes vendore pergjigjet per hartimin dhe saktesine e te dhenave te listave qe bazohen ne te dhenat nga baza e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile. Kryetari i njesise se qeverisjes vendore nenshkruan listen e votuesve ne perputhje me dispozitat e ketij Kodi dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij nga ministri qe mbulon pushtetin
vendor.
3. Ndryshimet ne listen e zgjedhesve bazohen ne ndryshimet ne bazen e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile dhe kryhen nga zyrat e gjendjes civile ne perputhje me dispozitat e ligjit per gjendjen civile dhe behen me miratim te kryetarit te njesise se qeverisjes vendore.
4. Baza e te dhenave e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile duhet te permbaje perberes te perditesuar zgjedhore per te gjithe shtetasit qe kane te drejten e votes. Sistemi elektronik i Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile duhet te kryeje perditesimin automatik te perberesve zgjedhore sa here qe ndryshojne perberesit zgjedhore ne bazen e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile si dhe te mundesoje nxjerrjen e tyre nga baza e te dhenave ne cdo kohe.
5. Ministri qe mbulon pushtetin vendor nxjerr akte nenligjore lidhur me administrimin dhe perditesimin e perberesve zgjedhore ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile.