E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurodeputetet E paprecedente sjellja e opozites shqiptare

06-11-2010 / Gazeta 55

Turpi njerezit e Edvinit atentat kamikaz ndaj vendit ne prani te zyrtareve te Brukselit

E pa tolerueshme mund te quhet ajo qe demonstroi dje Partia Socialiste ne tryezen e komitetit te Stabilizim- Asociimit mes BE-se dhe Shqiperise vetem 3 dite para se Keshilli i Ministrave te bllokut 27 anetaresh te marre vendimin per heqjen e vizave. Pavaresisht ketij momenti madheshtor dhe historik lsquodelegatet ogurzinj te Edvinit kercenuan sot ne tryezen me nderkombetaret se do pershkallezojne qendrimin e tyre kunder Brukselit se pse po heq vizat dhe po jep statusin kandidat pasi sipas tyre Shqiperia nuk permbush standardet. E tille ishte degjenerimi i situates ne fyerje dhe akuza te pazakonta ndaj qeverise dhe mazhorances ne nje kohe kur delegacioni i europarlamentareve kishte si synim te diskutonte mbi modalitetet e zgjidhjes se ngercit politik dhe fokusimin e vemendjes ne procesin e reformave.
Zyrtaret e Brukselit erdhen ne Shqiperi per te disaten here brenda ketij viti me idene se do gjenin nje opozite te reflektuar dhe te gatshme per bashkepunim por ndodhi e kunderta. Opozita eshte po ajo opozita lakmitare dhe ajo qe vajton e mallkon heqjen e vizave dhe integrimin.

Tryeza
Politika e kamikazeve socialiste ka formalizuar dje linjen e mbrapshte politike ne prani te delegacionit te europarlamentareve te Bashkimit Evropian. Kane qene pikerisht kasnecet Taulant Balla dhe Saimir Tahiri ata te cilet tentuan te bejne atentatin e madh ne tryezen e Stabilizimit Asocimit ku u diskutuan tematikat e reformave dhe pergatitja e vendit per anetaresim ne prani te perfaqesuesve te PD-PS dhe delegacionit te eurodeputeteve si Eduard Kukan Doris Pack Marije Cornelissen Luigi Brusa dhe Antonio Cancian.
Debati mes deputeteve te PS-se Taulant Balla dhe Saimir Tahiri me deputeten demokrate Albana Vokshi ka bere qe europarlamentarja Doris Pack te braktise mbledhjen ne shenje proteste. Ne diskutimet perkatese te perfaqesuesve te opozites Balla dhe Tahiri protestuan te zyrtaret e Brukselit se pse Shqiperise po i jepen vizat dhe statusi kandidat pasi sic thane ata ketu gjalleron krimi i organizuar dhe se pushteti gjyqesor sploteson standardet nderkombetare.
Nderhyrja e mazhorances ka qene e logjikshme dhe e arsyetuar ne mashtrimet e turpshme qe sajon politika e ngrehines se vjeter socialiste. Ne kushtet kur ne tryezen e marreveshjes se Stabilizim Asociimit tentoi te dominoje sjellja talebane e njerezve te Edvinit per te bindur zyrtaret e Brukselit se ne splotesojme kushtet dhe standardet per vizat dhe integrimin ka qene e menjehershme nderhyrja e deputetes Albana Vokshi e cila i ka kerkuar deputetit socialist Saimir Tahiri qe te paraqitet menjehere ne prokurori per akuzat e bera dhe se me politiken e tyre kunder vendit skane per te shkuar larg. Ka mjaftuar ky moment qe europarlamentarja Doris Pack te braktise mbledhjen ne shenje pakenaqesie ndaj rolit destruktiv te opozites se Edi Rames.
Jam e zhgenjyer nga debati. Po tregoni mungese serioziteti. Kemi 20 vjet qe shohim te njejten praktike iu drejtua europarlamentarja Pack perfaqesuesve te opozites.

Eurodeputetja Cornelissen

E turpshme sjellja e opozites do turperohesha po te isha pjese e saj

Menjehere pas braktisjes se tryezes nga eurodeputetja gjermane Doris Pack ne tryezen e Komitetit te Stabilizim-Asociimit ka marre fjalen eurodeputetja Marije Cornelissen.
Ajo theksoi se eshte e veshtire ti japesh nje shpjegim te qarte rolit te opozites dhe kontributit te saj ne ndihme te perspektives evropiane te Shqiperise.
Ne kete pike Cornelissen vuri ne dukje se nisur nga replikat dhe akuzat e PS-se ajo do ndjehej e turperuar te nese do ishte pjese e kesaj politike. Te isha shqiptare dhe pjese e kesaj politike do isha turperuar me akuzat qe behen. Ketu duhet te dialogohet ju vazhdoni ende me akuzat konstatoi ajo.

Eurodeputeti Cancian

Te kalohet ngerci politik rezoluta e PE pike e forte per tu mbeshtetur

Komiteti i Perbashket i Asocim-Stabilizimit u mblodh sot ne diten e dyte ne Tirane dhe axhenda e tij eshte e fokusuar kryesisht ne funksionimin e gjyqesorit dhe reformat ne kete sektor respektimi i te drejtave te njeriut liria e medias si dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Delegacioni europian ka perseritur thirrjen qe Shqiperia ti jape fund krizes politike dhe te fokusohet ne ceshtje qe jane primare per vendin sic eshte ekonomia konkretisht tek papunesia ne vend.
Ne kete drejtim eurodeputeti italian Antonio Cancian deklaroi se rezoluta e PE per Shqiperine ishte nje pike e forte ne te cilen palet duhet te mbeshteteshin per te shkuar drejt zgjidhjes se krizes.
Do te ishte mire tha Cancian qe sot te binim dakord per disa pika apo nje deklarate te perbashket per ecurine e metejshme ne zgjidhjen e krizes ne te kundert do te jete shume zhgenjyese per ne dhe per ju nese edhe sot nuk ja dalim ne kete drejtim u shpreh ai. Eurodeputeti italian theksoi se ne vend ka ceshtje te tjera qe lene shume per te deshiruar sic eshte ekonomia ku papunesia theksoi ai eshte armiku me i madh ne masen 13.
Ne kete pike eurodeputeti theksoi se ekonomia ne vend duhet te funksionoje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›