Rezultatet antikrim mundesuan heqjen e vizave

Heqja e vizave Basha takim me studentet e formimit profesional te Policise se Shtetit
Ministri i Brendshem Lulzim Basha pergezon punen e strukturave te Policise se Shtetit ne luften me zero tolerance kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dy angazhime keto voluminoze qe i hapen driten jeshile vendimit historik per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Ne vijim te turit te informimit te rregullave Schengen-it ministri Basha zhvilloi dje nje takim me studente dhe kursante te Qendres se Formimit Profesional te Policise se Shtetit. Vendimi i 8 Nentorit do ti hape rruge me pas botimit ne fletoren zyrtare ngjarjes se shumepritur levizjes se qytetareve shqiptare vetem me pasaporte biometrike ne hapesiren lsquoSchengen. Perfundon ketu nje udhetim i gjate dhe plot sakrifica per qytetaret shqiptare. Vijme ne kete stacion pasi ju punonjesit e Policise se Shtetit ne dy vite realizuat reforma qe vendet e tjera i realizuan ne 40 apo 20 vjet kapercyet pengesa ne dukje te pakapercyeshme dhe realizuat detyrat e vena nga qeveria parlamenti dhe taksapaguesit shqiptare u shpreh Basha.
Kam zgjedhur kete dite per kete bashkebisedim me ju sepse nga kjo dite na ndajne vetem tre dite te tjera per nje vendim te shumepritur per nje vendim historik per nje vendim qe prek cdo qytetar te Republikes se Shqiperise vendimin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare qe pritet te shqyrtoje Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te BE te henen me date 8 nentor ne Bruksel. Ne fushaten informuese per te cilen jemi angazhuar prej disa kohesh te gjithe institucionet shteterore Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit drejtuesit qeveritare perfaqesuesit parlamentare perfaqesuesit vendor kemi bashkebiseduar me qytetaret shqiptare mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire tha ministri i Brendshem.
Sipas tij ky takim merr nje dimension te vecante sepse e hena e ardhshme dhe vendimi per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare nuk do te ishte i mundur pa kontributin thelbesor dhe profesional dhe perkushtimin e diteperditshem te organizates se Policise dhe cdo punonjesi te saj.
Duke iu referuar kritereve teknike qe bene te mundur marrjen e vizave Basha tha se ne me pak se dy vjet kufiri shqiptar u kthye ne nje nga kufijte me te sigurt te rajonit me standarde dhe procedura norma dhe praktika te nivelit me te larte duke ofruar per perdoruesit e kufirit lehtesira dhe nje perdorim miqesor dhe duke i ofruar krimit trans-kufitar nje nga standardet me te rrepta ne luften kunder tij duke forcuar edhe me tej rolin dhe imazhin e Shqiperise ne rajon dhe hapesiren europiane dhe euroatlantike si nje kontribuues i sigurise.
Standardet e ripranimit te migracionit lufta pa kompromis kunder trafikut te qenieve njerezore bashkepunimi me institucionet e tjera ne det dhe jo vetem ne det kane bere te mundur qe Shqiperia sot te konsiderohet nje nga vendet me te sigurta sa i perket trafikut te qenieve njerezore nje vend jo i preferuar tranzit dhe nje vend qe disponon te gjitha standardet europiane per trajtimin e azilkerkuesve nga vendet e treta tha me tej Basha.
Gjithashtu ministri i Brendshem u shpreh i bindur se qytetaret shqiptare do respektojne rregullat primare te levizjes se lire ne Schengen.