Ministria e Transporteve padit penalisht ne prokurori drejtuesit e operatoreve te transportit urban ne Tirane

Pas refuzimit per te hedhur ne treg abone per autobuset urbane te kryeqytetit
Vetem 2 dite pas reagimit publik te kryeministrit te vendit Sali Berisha per ceshtjen e bllokimit te aboneve nga operatoret e transportit urban te cilet ne fillim te muajit nentor nderprene qarkullimin e tyre ne treg ministria e Transporteve ka paditur dje penalisht drejtuesit e kompanive te transportit urban. Venia ne levizje e instancave te larta shteterore solli edhe normalizimin e situates se udhetimit te qytetareve me linjat e urbaneve qe operojne ne kryeqytet. Ministria e Transporteve depozitoi dje prane Prokurorise se rrethit te Tiranes dhe zyres se prokurores se Pergjithshme Ina Rama kallezimi penal ndaj te gjithe drejtueseve ligjore te operatoreve te transportit publik urban.
Keta operatore penalizuan ne menyre te padrejte per tre dite radhazi bllokimin e perdoruesve te aboneve dhe disa kategorive te caktuara qe perfitojne lehtesira per shkak te statusit te tyre te vecante ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi si invalidet e punes invalidet e luftes invalidet paraplegjik dhe tetraplegjik te verbrit dhe shoqeruesit e tyre jetimet veteranet e luftes personat me aftesi te kufizuar etj thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Transporteve.
Situata problematike per qytetaret e Tiranes eshte zgjidhur vetem me nderhyrjen e kryeministrit Berisha i cili ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave e ka cilesuar bllokimin e aboneve ne treg si nje veprim te pa tolerueshem dhe te nxitur nga etja per te fituar para ne dem te shoqerise dhe qytetareve te Tiranes. Kreu i qeverise paralajmeroi se do te merren masa te renda ndeshkuese ndaj ketyre subjekteve. Ministria e Transporteve i kerkon Bashkise se Tiranes te penalizoje administrativisht deri ne heqje te licences te gjithe operatoret qe ndermoren veprimet e paligjshme pavaresisht se nje pjese e mire e tyre ishin darovites te dasmes se ciftit te ri te PS-se dhe Bashkise.
Me gjithe zgjidhjen e situates pas nderhyrjes se Kryeministrit ajo cfare ndodhi ku rreth 80.000 perdorues te transportit publik ju mohuan te drejtat ne menyre te paligjshme nuk mund te kalohet pa u ndeshkuar. Per kete arsye i kerkojme bashkise se Tiranes te penalizoje administrativisht me heqje licence te gjithe operatoret qe ndermoren kete veprim te paligjshem pavaresisht se shumica e operatoreve ishin edhe dasmore si dhe te marre te gjithe masat per liberalizimin e tregut te operatoreve te transportit publik qytetas vijon me tej deklarata per shtyp e Ministrise se Transporteve.
Drejtuesit kompanive qe jane paditur penalisht nga Ministria e Transporteve
Hazbi Parllaku dhe Gugash Dollia Drejtues te shoqerise Tirana Urban Trans
Ferdinand Ibrahimi Pronar dhe drejtues i shoqerise FERLUT
Albana Vrapi Pronare dhe Drejtuese i Shoqerise Alba Trans
Alush Lame Pronari dhe Drejtuesi i Shoqerise Tirana Lines
Redi Berberi Pronari dhe Drejtuesi i Shoqerise Otto Al