Edvini refuzon deklaraten e Brukselit

Shfaqje e turpshme e kasneceve qe kryesocialisti kishte derguar tek Tryeza e Komitetit te Stabilizim-Asociimit Shqiperi-BE. Refuzohet dokumenti final i propozuar nga europarlamentaret si shans i fundit qe vendi te mos penalizohet ne prag te marrjes se vendimit per statusin e kandidatit
Kukan Zhgenjim qe per here te dyte sarrijme te miratojme deklaraten e perbashket
Eurodeputetet Pack Cornelissen Brusa dhe Cancian E paprecedente sjellja e opozites shqiptare
Europarlamentaret Eduard Kukan dhe Doris Pack u shprehen te zhgenjyer qe Partia Socialiste instrumentalizoi qendrimin e Majit te ketij viti ne tryezen e perfaqesuesve te Keshillit te Evropes duke shprehur lsquook praktikisht per propozimet e nderkombetareve ndersa ne fund nuk voton asnje prej tyre. I njejti skenar eshte improvizuar edhe dje ne tryezen nderparlamentare Shqiperi - Bashkimi Evropian ku opozita krahas pakenaqesise se shprehur ndaj Brukselit ska pranuar as amendamentet e europarlamentareve per zgjidhjen e ngercit politik
Mbledhja e Komitetit te Stabilizim Asociimit Shqiperi ndash Bashkimi Europian perfundoi pa asnje deklarate zyrtare cka do te thote se eurodeputetet deshtuan ne misionin e tyre per te arritur nje marreveshje midis paleve. Deshtimi i deklarates se perbashket per hetimin e zgjedhjeve dhe fatin e kutive te votimit ka ardhur pasi Partia Socialiste ka refuzuar qe ne kete propozim te eurodeputetes Doris Pack te perfshihet fjalia te respektohet kodi zgjedhor dhe kushtetuta.
Kryetari i Delegacionit Eduard Kukan u shpreh i zhgenjyer per mungesen e arritjes se kompromisit dhe tha se kjo do te ndikoje ne pergjigjen qe Bashkimi Europian do te jape per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.
Po jam i zhgenjyer sepse per heren e dyte nuk ishim ne gjendje qe ne fund te takimit te miratonim nje deklarate te perbashket. Eumlshte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik me shpresen se do te kete progres. Javen e ardhshme do te jepet progres raporti per Shqiperine dhe opinioni i KE pyetesori i te cilit u dorezua nga Shqiperia. Nuk e di cila eshte permbajtja e tekstit ndonese disa media kane shkruar per te. Asgje nuk eshte zyrtare. Por perfundimi i ketij takimi nuk eshte aspak nje lajm pozitiv dhe konstruktiv per Shqiperine para kesaj ngjarje te madhe tha Kukan.
Per me shume se tre ore kane vazhduar debatet mes PS dhe PD ne komitetin e dyte te Stabilizim-Asociimit. Ne perfundim te tij delegacioni i PE propozoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit duke kerkuar qe Komisioni te kene mandat per hetim te materialeve zgjedhore ndersa per fletet e votimit u shprehen si i takon Gjykates Kushtetuese te vendose. Mesohet se PS u shpreh lsquopro ngritjes se Komisionit Hetimor mbi keto baza kurse PD kundrejt bazes se hetimit duke kerkuar respektimin e Kushtetutes dhe ligjit. Ka qene eurodeputetja Doris Pack qe theksoi se duhet shtuar pika rreth fleteve te votimit per te cilat ajo u shpreh se i takon Gjykates Kushtetuese te jape zgjidhjen. Por menjehere kane reaguar deputetet e PS-se te cilet spranuan asnje prej pikave te perputhshmerise se komisionit hetimor me Kushtetuten dhe Ligjin Zgjedhor.
Nderkaq dy dite me pare delegacioni i Parlamentit Europian i beri apel politikes ne Shqiperi qe te gjejne nje zgjidhje per situaten e cila duket pa rruge dalje qe pas zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit te kaluar. Delegacioni i Parlamentit Europian perbehet nga 8 deputete dhe kryesohet nga Eduard Kukan. Takimi dje nisi me situaten politike ne vend ku ne fokus ka qene ngerci politik ende i pazgjidhur. I ngarkuari me pune i delegacionit te Bashkimit Europian Luigi Brusa ka perseritur verejtjet e njohura per pasojat qe kjo situate ka per integrimin e vendit dhe reflektimin e saj ne vleresimet e Brukselit per Shqiperine por kurrsesi reflektimi i pales opozitare ka qene ne nivelin zero. Me emergjente e ben situaten agjenda lsquopro Shqiperise e Brukselit zyrtar ku brenda javes se ardhshme vendi yne do njihet me dy prej momenteve me historike qe nga themelimi i shtetit.
Komisioni Evropian pritet te shprehe opinionin per kerkesen e statusit te vendit kandidat si dhe Keshilli i Ministrave te Brendshem do te miratoje zyrtarisht heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.