Kembimi, leku 4% me i forte
Blerina Hoxha
Kriza ne tregjet financiare nderkombetare duket se ka ndikuar pozitivisht ne vlerat e kembimit te monedhes vendase. Leku per gjate gjithe vitit 2007 ka forcuar me 4 per qind pozitat ne tregun e kembimit ndaj valutave te huaja, kryesisht dollarit amerikan, monedhes se perbashket euro dhe paundit britanik, bene te ditur burimet zyrtare ne Banken e Shqiperise. Por, pavaresisht pozites mbicmuese, monedha vendase gjate vitit 2007 paraqiti nje luhatshmeri me te larte krahasuar me nje vit me pare. Kjo ndodhi per shkak te krizes ne te cilen u ndodhen tregjet e huaja financiare, kryesisht ato amerikane. Problemet ne tregun e banesave ne SHBA u reflektuan gjeresisht edhe ne tregjet e kembimit.
Raporti me euron dhe USD
Per shkak te kesaj situate, pozitat e lekut jane forcuar ne menyre te vazhdueshme ndaj dollarit amerikan mesatarisht 12,4 per qind, duke arritur ne 83,38 leke per usd ne fund te vitit. Ecuria e lekut ndaj monedhes amerikane eshte ndikuar kryesisht nga levizjet ne tregjet nderkombetare, ku dollari ka humbur pike te vazhdueshme ndaj euros, duke pasqyruar problemet e ekonomise amerikane. Ne terma vjetore, leku u forcua ne kembim me euron me 1,6 per qind, me nje kurs mesatar kembimi gjate tremujorit te fundit te vitit 121,69 leke per euro. Forcimi i pozites se lekut, pervec ndikimit nga faktoret sezonale ka pasqyruar edhe efektin e kerkese-ofertes per monedhen evropiane, njoftoi Banka e Shqiperise. Te dhenat e muajit janar 2008 tregojne mbarimin e efektit sezonal dhe rikthimin e kuotimit te lekut prane niveleve mesatare vjetore, shpjegojne te njejtat burime. Mbicmimi, nenkupton uljen e konkurrences ndaj tregjeve nderkombetare dhe atraktivitet me te larte per importet e mallrave te huaja.
Efektet
Vleresimi i lekut, sidomos ndaj euros, ndikon ne frenimin e eksporteve. Se me nje lek me te forte eksportuesit do te blinin me pak euro e per rrjedhoje me pak mallra.
Rritjen me te madhe, monedha vendase ka pasur ndaj dollarit, faktor ky qe ka dominuar ne frenimin e rritjes se cmimeve te naftes dhe te dritherave, te cilat ne tregjet nderkombetare kuotohen me valuten amerikane. Po keshtu, pozita e forte e lekut ndaj dollarit amerikan ka permbajtur tejcimin e rritjes se cmimeve nga tregu i huaj, ne ate vendas. Gjithashtu, forcimi i lekut ndaj euros i stimulon importet per shkak se biznesi i kesaj linje me me te njejten sasi lekesh qe kishte ne 2006, bleu me shume euro ne 2007 e per rrjedhoje me shume mallra ne tregun e huaj.
1,6 per qind u forcua monedha vendase leku, ne terma vjetore ne kembim me monedhen e perbashket euro ne 2007
12,4 per qind u forcua monedha vendase leku, ne terma vjetore ne kembim me valuten amerikane, dollarin ne 2007