I varfër mes të pasurve
Kur përshkruajnë gjendjen ekonomike të Irakut, shumë ekspertë vendas janë të një mendimi se ekonomia është përtokë dhe i ngjan një rrënoje. Ata janë të një mendimi edhe në argumentimin se kjo është trashëgimia e vështirë e regjimit të vjetër të Sadam Huseinit. Sepse katër luftëra në 30 vjet dhe 13 vjet sanksione të vazhdueshme ndërkombëtare lënë pas gjurmë të rënda, që nuk mund të fshihen nga sot me nesër. Biznesmeni irakian dhe anëtari i kryesisë së shoqatës së sipërmarrësve të vendit, Mohammad Shaker al Delaimi, e përshkruan gjendjen kështu: "Ekonomia funksionon akoma vetëm në disa fusha. Megjithatë, sektori industrial pas luftës është shkatërruar krejtësisht".
Edhe gjashtë vjet pas luftës furnizimi me energji elektrike nuk është siguruar ende Gjurmët e shkretimit të ekonomisë janë të dukshme sepse edhe gjashtë vjet pas luftës nuk është siguruar akoma furnizimi me energji elektrike. Dhe pa rrymë nuk mund të fillojë punën asnjë ndërmarrje. Përveç kësaj, shumë ndërmarrje shtetërore janë produkt i planifikimit të gabuar dhe nuk i bëjnë ballë konkurrencës. Qeveria e ka të vështirë të privatizojë ndërmarrjet shtetërore. Cili investues është i gatshëm të marrë përsipër një ndërmarrje me 3000 punonjës, nëse për prodhimin nevojiten vetëm 600? Dhe papunësia në Irak është tepër e lartë. Qeveria ka ngritur një rrjet social për të mbështetur të varfrit, por ai është i pamjaftueshëm. Afro 23 për qind e irakianëve jetojnë nën nivelin e varfërisë, pra ata fitojnë më pak se 60 dollarë në muaj Problemi më i madh i ekonomisë irakiane është financimi i njëanshëm, sepse zhvillimi ekonomik qëndron apo bie me të ardhurat nga nafta. Afro 80 për qind e të ardhurave nga nafta shpenzohen për rrogat e nëpunësve të shtetit në ushtri dhe polici. Vetëm 20 për qind të të ardhurave janë parashikuar për zhvillimin ekonomik. E shprehur në dollarë, kjo do të thotë: Në kryeqytetin irakian nga gjithsej 58 miliardë dollarët amerikanë vetëm 21 miliardë janë planifikuar për programet e rindërtimit. Turizmi fetar, një minierë ari për Irakun Por, ka edhe lajme të mira sepse dy sektorë të ekonomisë po përjetojnë prej vitit 2003 një bum të vërtetë.
Fjala është për turizmin fetar dhe sektorin e ndërtimit. Që prej rrëzimit të regjimit të Sadamit miliona pelegrinë mësyjnë vendet e shenjta të shiitëve në Qerbela dhe Naxhaf. Janë turistë të kamur nga Gjiri Persik dhe Irani. "Turizmi fetar është një minierë ari për Irakun. Zgjerimi i këtij sektori i sjell shumë të mira ekonomisë. Por, ka edhe anët e saj negative," thotë Mohammad Shaker al Delaimi. Në tri vitet e fundit vetëm në Qerbela dhe në Naxhaf janë ngritur më shumë se 500 hotele të reja nga investues privatë. Shumë vende të reja pune janë krijuar kështu. Nga ana tjetër janë rritur shumë çmimet e tokave. Kështu një shtëpi në afërsi të vendeve të shenjta në Qerbela para luftës kushtonte rreth 20.000 dollarë. Sot e njëjta shtëpi kushton dy milionë dollarë dhe më shumë. Provinca Naxhaf ka prej pak kohësh një aeroport të vetin, kështu që turistët e huaj nuk kanë nevojë të udhëtojnë me makina në rrugë të rrezikshme. Bum në sektorin e ndërtimit Një bum të madh po përjeton edhe ndërtimi, sepse lufta ka lënë gjurmët e saj.
"Irakut i nevojiten rreth 3.5 milionë banesa të reja. Ky është një numër relativisht i saktë. Është planifikuar që investuesit privatë të ndërtojnë rreth 80% të nevojave. Ata do të ndërtojnë miliona apartamente deri në vitin 2014." I gjithë zhvillimi ekonomik në Irak varet nga dy faktorë; nga stabiliteti politik, sepse investitorët e huaj duan kushte të sigurta që të investojnë. Dhe nga çmimi i naftës. Plani i ri pesëvjeçar i qeverisë parashikon që Iraku në vitet e ardhshme të mos prodhojë më pak se 2,15 milionë fuçi nafte në ditë dhe ta shesë atë mesatarisht me 58 dollarë amerikanë për fuçi. Ekspertët e ekonomisë në Irak vlerësojnë se vendit i duhen edhe 20 vjet, derisa ekonomia ta marrë përsëri veten.
Marrë nga "Deutche Welle"