Arrestohet një gjyqtar dhe 11 avokatë
Një aksion i policisë së Kosovës, i shtrirë në gjashtë qytete të vendit ka rezultuar me arrestimin e një gjyqtari, njëmbëdhjetë avokatëve dhe të një zyrtari të sigurimeve, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të krimit të organizuar.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi konfirmoi arrestimin e trembëdhjetë personave, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera rreth dyshimit ndaj tyre. "Bëhet fjalë për katër vepra penale dhe arrestimi i tyre është bërë në gjashtë qytete të Kosovës", tha ajo. Në një komunikatë të lëshuar nga policia bëhet e ditur se të gjithë personat janë arrestuar dje, ndërsa aksioni është udhëhequr nga Drejtorati Kundër Krimit të Organizuar.
"Policia e Kosovës me autorizimet përkatëse të prokurorit të çështjes, kanë ndërmarrë kontrollin e shtëpive dhe lokaliteteve të ndryshme të personave të dyshuar në kërkim të elementeve dhe provave të ndryshme materiale mbi bazën e dyshimit për përfshirjen e tyre në krim të organizuar", thuhet në komunikatë.
Sipas saj, që të gjithë të arrestuarit janë të gjinisë mashkullore. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar për mbajtje në stacione të ndryshme policore.