Prishtina: Fletarrestet e Serbisë janë "politike"
Është publikuar në media lista e personave, shtetas kosovarë, ndaj të cilëve Serbia ka firmosur fletarreste dhe ia ka dërguar Interpolit, kryesisht nën akuzat për krime lufte. Në mesin e 157 personave gjenden edhe figura të larta politike, si Kryeministri Hashim Thaçi, ministri Fatmir Limaj, liderët opozitarë Ramush Haradinaj e Agim Çeku. Qeveria e Kosovës i konsideron këto fletarreste "politike" dhe kërkon nga Interpoli që t‘i shfuqizojë ato. Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, tha se qeveria e vetme nuk mund të bëjë shumë, por i duhet ndihma e partnerëve ndërkombëtarë. "Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se kemi probleme në këtë drejtim, sepse nuk jemi anëtarë të Interpolit, ndërsa Serbia është", tha ai. Krasniqi shpjegoi më tej: "Ne po provojmë të gjejmë mënyra, jo vetëm si institucione të Kosovës, por edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, që Interpoli mos t‘i respektojë dhe t‘i anulojë kërkesat e Serbisë".
Në fillim të këtij muaji, Bosnja arriti t‘i shfuqizojë fletarrestet serbe, përmes të cilave kërkoheshin qytetarët boshnjakë. Por, një shfuqizim i tillë duket të jetë i pamundur aktualisht në Kosovë, për shkak se ajo nuk është ende anëtare e Interpolit. Megjithatë, Bosnja paraqet shpresë për qeveritarët se ky problem ka zgjidhje.
Një nga të kërkuarit në listën e Serbisë është edhe Nuredin Ibishi, që njëherësh është edhe konsulent i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme e Siguri. Ai thotë se në këtë mes nuk janë pa faj edhe institucionet e Kosovës. Sipas tij, duhet një politikë më proaktive e institucioneve, që duhet të dalin në mbrojtje të shtetasve kosovarë. "Mendoj se nuk janë proaktivë në këtë aspekt. Ata gjithmonë reagojnë, atëherë kur ndodh rasti. Më në fund duhet të vetëdijësohemi, që nëse kemi mundësi përmes UNMIK-ut, apo tani EULEX-it, duhet automatikisht me kohë të reagojmë për të gjitha këto insinuata, fletarrestime dhe çështje të tjera që na adresohen nga Serbia", shtoi ai. "Mirëpo, çdoherë pritet reagimi. Duhet të arrestohet Agim Çeku për të tretën, katërtën ose të pestën herë, apo t‘i ndodhë zotit Fatmir Limaj apo dikujt tjetër, pra të ndalohet diku, e pastaj të reagohet. Kjo është e vonë", u shpreh Ibishi.
Deri tani ka qenë vetëm UNMIK-u ai që ka mundur të bashkëpunojë me Interpolin. Zyrtarë të UNMIK-ut thonë se mbase një vendim eventual mund të merret gjatë Asamblesë Parlamentare të Interpolit, që pritet të mbahet në tetor.