E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE - ODIHR E paqarte baza ligjore per hapjen e 60 kutive ne Tirane

OSBE/ODIHR-i ka publikuar nje raport te perkohshem per zgjedhjet lokale ne Shqiperi. Ne raport thuhet se pas vendimit te KQZ-se per numerimin e votave te hedhura ne kuti te gabuara tensioni eshte shtuar. Baza ligjore per hapjen e 60 kutive per te numeruar votat e hedhura gabimisht thuhet ne raport eshte i paqarte per OSBE/ODIHR-in.

Ne shumicen e vendit numerimi i votave ne te 66 qendrat e numerimit perfundoi pergjithesisht me transparence ndonese me ngadalesi. Ne disa raste kandidatet humbes uruan fituesit. Megjithate procesi i numerimit u ndikua nga niveli i larte i mosbesimit te partive politike ndaj njera tjetres gje qe coi ne mosmarreveshje vonesa dhe bllokime ne disa qendra numerimi. Partite politike nderhyne shpesh ne procesin e numerimit duke drejtuar punen e anetareve te tyre ne komisionet zgjedhore. Ne momentin qe u be e qarte se gara ne Tirane do te vendosej nga nje diference e vogel vemendja e vendit u kthye nga 11 qendrat e numerimit te Tiranes.

Numerimi ne to u vonua per shkak te nderprerjeve te paplanifikuara mungesa e ekipeve te numerimit ose edhe aresye te tjera shpesh politike. Vonesat shtuan tensionet ne Tirane vecanerisht duke patur parasysh afersine e rezultatave paraprake. Pas perfundimit te numerimit ne te 11 qendrat e Tiranes me 14 maj rezultatet paraprake jo-zyrtare sic iu dorezuan OSBE/ODIHR-it nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jepnin zotit Rama 10 vota me shume se zotit Basha. Zoti Rama shpalli fitoren pak pas kesaj ndersa zoti Basha tha se do te priste per rezultatet zyrtare.

Zyrtare te Partise Demokratike perfshire kryeministrin Sali Berisha i bene thirrje KQZ-se te shqyrtonte si te vlefshme flete-votimet per kryetar bashkie qe u gjeten ne kutite ku hidhej flete-votimi per organet e tjera te pushtetit lokal. Partia Socialiste kerkoi qe KQZ-ja te jepte rezultatin e percaktuar nga qendrat e numerimit te Tiranes. Deri ne momentin e hartimit te raportit te OSBE/ODIHR-it KQZ-ja nuk i kishte shpallur rezultatet zyrtare per Bashkine e Tiranes. Me 18 maj KQZ-ja filloi te hapte kutite e disa KZAZ-ve  ku ishin votat per keshilltaret bashkiake per te numeruar votat per kryetar bashkie te hedhura aty gabimisht. Qe nga ky moment tensionet u shtuan.

Sipas kodit zgjedhor KZAZ-te duhet te nxjerrin rezultatin e numerimit ne oren 17 te dites pas zgjedhjeve. Ky afat eshte konsideruar si jo-realist nga te gjithe dhe asnje qender nuk e perfundoi numerimin brenda tij. Numerimi ne te gjitha qendrat me perjashtim te Tiranes perfunoi me 13 maj.

Gjate numerimit gjithe flete-votomit paraqiteshin para kamerave dhe shiheshin ne ekran. Megjithate ato jo gjithone mund te shiheshin per shkak te pozicionit si ishin vendosur ne kamera. Po ashtu vezhguesit nuk lejoheshin tu afroheshin tavolinave te numerimit dhe ishte e veshtire per ta per te pare ne se flete-votimet viheshin ne blloqet korresponduese te kandidateve perkates. Po ashtu shqyrtimi i flete-votimeve te kontenstuara nga ekipet numeruese apo nga anetaret e KZAZ-ve nuk mund te shihej nga vezhguesit.

KQZ-ja i shpallte rezultatet ne faqen e saj te internetit ne kohen qe te dhenat hidheshin ne sistem. Por deri ne kohen qe eshte shkruar raporti i OSBE/ODIHR-it KQZ-ja ende nuk e ka perfshire ne faqen e saj te internetit rezultatin nga kutia e fundit e numeruar ne Tirane per kryetar bashkie dhe ne faqen e saj shihet zoti Basha ne krye.

Pas dorezimit te rezultateve nga te 11 KZAZ-et e Tiranes KQZ-ja ka 48 ore afat per te verifikuar dokumentet dhe shpallur rezultatet per Tiranen. Te gjitha tabelat ishin dorezuar me 16 maj megjithese tabela e KZAZ numer 49 nuk ishte miratuar nga shumica e anetareve te saj qe i perkasin koalicionit qeveritar. Kryetari i kesaj qendre tha se kishte patur parregullsi ne tabela. OSBE/ODIHR-it nuk i jane dhene hollesi per to. Deri ne kete moment KQZ-ja nuk ka vendosur per tabelat e kesaj qendre.

Ndersa vazhdonte puna per numerimin e fletevotimeve per keshillat bashkiake zyrtaret e Partise Demokratike bene thirrje qe votat per kryetar bashkie te gjetura ne keto kuti te numeroheshin si te vlefshme per garen per kryetar bashkie duke argumentuar se vullneti i votuesve ishte shprehur qarte ne to. Partia Socialiste kundershtoi me force duke thene se votat e hedhura ne kutite e gabuara ishin konsideruar vazhdimisht te pavlefshme deri ne ate moment.

Kodi Zgjedhor nuk parashikon udhezime per vlefshmerine e votave te gjetura ne kutine e gabuar. Po ashtu kodi nuk ofron as procedura se si duhen trajtuar votat e gjetura ne kuti te tjera. Nuk ka patur vendim te KQZ-se ose udhezime mbi kete ceshtje para dites se zgjedhjes po ashtu as manuali shpjegues i miratuar nga KQZ-ja per numerimin nuk jep keshilla per kete rast ndonese vota ne kuti te gabuar ka qene nje fenomen qe ka ndodhur edhe ne zgjedhjet e meparshme lokale. Anetaret e ekipeve numeruese duket se ishin trejnuar qe ti konsideronin keto vota si te pavlefshme dhe votat ne kutite e gabuara u konsideruan si te pavlefshme ne Tirane deri ne fund te procesit te numerimit te votave per kryetar bashkie me 14 maj.

Me 17 maj 3 dite pas perfundimit te numerimit te votive per kryetar bashkie ne qendren e fundit kryetari i KQZ-se propozozi nje projekt-vendim sipas te cilit votat e hedhura ne kutite e gabuara duhet te konsideroheshin te vlefshme dhe do te numeroheshin nga vete KQZ-ja. Ky numerim do te behej vetem per votat e gjetura ne kutite e gabuara qe ishin kontenstuar ne nivel KZAZ-je. Sipas kryetarit te KQZ-se projekt-vendimi u propozua pas kerkeses se paraqitur nga anetaret e emeruar nga PD dhe LSI-ja ne 7 KZAZ te Tiranes dhe perfshinin 60 kuti.

Anetaret e opozites ne komisione e kundershtuan kete duke thene se KQZ-ja nuk kishte te drejte te numeronte votat dhe mund te hapte kutite vetem pas nje procesi apelimi.  Me 18 maj pas nje votimi ne parim 4 me 3 ndonese asnje vendim perfundimtar nuk u mor KQZ-ja filloi te hape 60 kutite. Baza ligjore per hapjen e ketyre kutive eshte e paqarte per OSBE/ODIHR-in.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›