E Diel, 1 Nëntor 2026

I vdes femija, nena var veten

Artan Cena

TIRANE - I ka dhene fund jetes nje 31-vjecare, pasi nga temperatura i ka vdekur djali 9 vjec. Ngjarja tragjike ka ndodhur nje dite me pare ne familjen Hoxha ne Koder Kamze, Tirane. Ruzhdije Hoxha, 31 vjece i ka dhene fund jetes duke u vetevarur me nje litar, vetem pak minuta pasi ka gjetur te vdekur djalin e saj, Xhevahir Hoxha vetem 9 vjec. Por para se t'i jepte fund jetes ne ballkonin e shtepise, gruaja e re ka shkruar nje leter ku ka sqaruar dhe shkaqet e vendimit. Ne nje shenim qe ka gjetur policia, thuhej se, "po i jap fund jetes, pasi djali me vdiq nga temperatura. Per mua jeta nuk ka me kuptim keshtu qe po vetevarem". Kjo leter eshte marre nga uniformat blu dhe eshte futur ne dosje si prova kryesore, ne lidhje me kete ceshtje. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes, thane gjate dites se djeshme se, ne oren 09:00 te mengjesit, Komisariati numer 5, eshte njoftuar ne lidhje me kete ngjarje te rende. Ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar forca te shumta policie, qe kane bere hetimet.

Ruzhdije Hoxha, jetonte me vjehrren dhe me djalin e saj 9-vjecar Xhevahirin, pasi bashkeshortin e kishte emigrant ne Greqi. Por diten e ngjarjes dhe vjehrra e saj nuk ka qene ne shtepi. Ajo kishte ikur ne drejtim te shtetit helen, ku kishte pjesen tjeter te familjes, djemte dhe vajzen. Sic treguan fqinjet per "KJ", 31-vjecarja kishte nje familje shume te mire por dhe vete ajo ishte nje bashkeshorte dhe nene shembullore. Fqinjet kane qene ata, qe e kane gjetur te vetevarur gruan. Duke treguar per gazeten ata thane se, Hoxha nuk ishte ankuar qe te kishte djalin semure. "Do ta kishim ndihmuar te gjithe qe ta conte djalin ne spital", tha nje nga grate, fqinje e familjes ku vdiqen, djali i mitur dhe gruaja. Sipas te dhenave te marra nga policia, djali 9-vjecar kishte disa dite qe ishte i semure me grip. E sic duket, duke qene dhe stina, 31-vjecarja nuk i ka vene shume rendesi faktit qe djali kishte pak temperature. Por gjate nates duke gdhire dita e djeshme ka ndodhur gjithcka. 9-vjecari ka nderruar jete kur ka qene ne gjume. Ai eshte gjetur i vdekur nga nena e vet, ne momentin kur ajo do e ngrinte ta bente gati per ne shkolle. E ketu ka ndodhur tragjedia. Pas disa minutash dhe gruaja ka marre vendimin fatal, duke i dhene fund jetes me litar ne ballkonin e shtepise, ne katin e trete te pallatit ku jetonin.

Asnje nga te afermit e viktimave nuk kane qene aty. Ata jane nisur me urgjence ne mengjes nga Greqia, per te ardhur ne banesen ku kishte ndodhur tragjedia. Familja me orgjine nga Dibra, kishte vite qe jetonte ne katin e trete te nje pallati ne Koder Kamze.

Shkaku

Nje nene 31-vjecare eshte gjetur e vetevarur ne shtepine e saj. Ngjarja ka ndodhur ne Koder Kamze, ku Ruzhdije Hoxha i ka dhene fund jetes, pasi ka gjetur femijen e saj pa jete. Mesohet se gruaja e re nuk ka mundur te duroje dhimbjen e humbjes se femijes dhe ka marre vendimin tragjik.

Semundja

Ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar forca te shumta policie. Nga te dhenat e para mesohet se, arsyeja e vdekjes se djalit te saj, ishte temperatura e larte. Policia ka mberritur ne vendngjarje per te mesuar me shume rreth rrethanave te kesaj ngjarjeje, qe ka tronditur edhe banoret perreth.

Rrefimi: Si e njihnim Ruzhdijen

TIRANE - Nje nga banoret, fqinje e dy viktimave ka treguar per "KJ", se si e ka marre vesh fatkeqesine, qe kishte ndodhur ne familjen Hoxha, dy kate mbi banesen e saj. "E kemi pare ne mengjes Rushen te varur ne ballkon. Jemi tronditur nga e gjithe kjo ngjarje. Ajo ishte njeri shume i mire dhe djali ishte i mrekullueshem. Ne u munduam qe te hapnim deren qe ta ulnim trupin e saj, por ishte e bllokuar. Nderkohe, kishim njoftuar policine. Kur kane ardhur ata, kane rrezuar deren per toke dhe kane hyre ne shtepi. Ata kane bere hetimet dhe kane gjetur dhe letren qe kishte lene ajo para se te vdiste", ka treguar nje nga grate fqinje te familjes Hoxha, me origjine nga Dibra. Ata kane treguar se, 31-vjecarja jetonte me djalin dhe vjehrren, por kjo e fundit kishte disa dite qe kishte ikur ne Greqi, tek femijet e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›