E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Peng" furgonin pse nuk i jepte borxhin prej 100 mije lekesh

I merr peng furgonin, pse nuk i jepte borxhin qe i kishte dhene. Policia e Komisariatit te Gramshit, nisi dje procedimin penal per Florenc Bengasin 30 vjec, me banim ne Prrenjas te komunes Tunje. Burime zyrtare thane se i dyshuari ka marre celesat dhe dokumentet e furgonit me targe BR 9711 A, ne pronesi te Gramoz Zenunit 39 vjec, me banim ne Belesove te komunes Lumas, ne Berat. Motivi i krimit sipas grupit hetimor eshte nje borxh i vjeter qe Zenuni i kishte 30-vjecarit. Florenc Bengasi ka mbajtur peng furgonin, pasi ne muajin shtator te vitit 2007, Gramoz Zenuni i ka marre 100 mije leke borxh Florenc Bengasit, dhe nuk ia ka kthyer me.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›