E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisja nga e para e jetes, mbi rrenoja

ABRUZO - Gjashte dite pas termetit shkaterrues, punonjesit e ekipeve te shpetimit vazhdojne ende kerkimet e tyre permes ferrit te inerteve, kolonave te betonit, xhamave e tubave. Nje 53-vjecare dhe e bija adoleshente u gjeten te vdekura poshte rrenojave te shtepise se tyre naten e kaluar. Por Agjencia e Mbrojtjes Civile, beri te ditur se operacioni i kerkim-shpetimit ishte tashme drejt fundit. Punonjesit e zjarrfikesve shoqeruan disa banore per ne shtepite e tyre, qe te merrnin disa nga sendet e tyre personale, ndersa patrullat e policise vigjilojne kunder grabitesve te mundshem. Goditje te tjera te fuqishme, disa prej tyre te ndjera edhe ne Rome, vazhduan te tronditin rajonin e Abruzos edhe gjate nates se kaluar, duke terrorizuar afro 17.000 te pastrehe qe tani jetojne ne tenda. Mijera te tjere jane akomoduar ne hotele. "Poshte rrenojave ndjehet deshira e forte per te rinisur gjithcka nga e para, te rindertojme dhe te enderrojme serish", tha Kardinali Bertoni, duke shprehur besimin per "rilindjen" qe katoliket festojne kete te diel te Pashkeve. Por, disa nga te mbijetuarit duket se nuk gjeten shume ngushellim te besimi. "Tani keto profesionistet e lutjeve, po luten neper mesha: Papet, Arqipeshkvet, Peshkopet, Shkelqesite, Eminencat, Shen Pjetri, Shen Pali te gjithe, e megjithate Jezu Krishti na dergon nje termet", u shpreh Francesco Pagani, nje i moshuar i mbijetuar, ne nje nga kampet e emergjences.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›