Italia percjell viktimat e termetit tragjik
ABRUZO - Italia ka percjelle dje viktimat e termetit, me bilancin me tragjik ne tre dekadat e fundit, ndersa numri i te vdekurve nga katastrofa arriti ne 289 persona dhe nderkohe qe te mbijetuarit shprehen indinjate, se si ishte e mundur qe shtepite e tyre te rrezoheshin aq lehtesisht. Mijera pjesemarres ne funeral u luten perpara 205 arkivoleve te mbuluar me lule dhe fotografite e viktimave, qe perpara se te percilleshin ne banesen e fundit ishin vendosur prane njeri-tjetrit ne pisten e parades se Akademise se Policise ne qytetin malor te Akuilas, qe u godit me rende nga termeti me magnitude 6.3 balle sipas shkalles Rihter, ne fillim te kesaj jave. Arkivole te vegjel te bardhe te femijeve, se bashku me nje nga lodrat e tyre te preferuara mbi arkivol, ishin vendosur prane atyre te prinderve. Me i vogli ishte vetem pese muajsh, i cili humbi jeten se bashku me te emen nga kjo tragjedi.
"Te dashurit tane do te mbeten gjithmone me ne. Femijet, studentet, te gjithe", u shpreh 59-vjecarja, Daniela, nje nga mijera pjesemarresit ne kete funeral te pazakonte. "Shpirti im eshte mbushur me dhimbje, por duhet te jemi te forte dhe te shpresojme". Piero Faro, i cili i beri nderet e fundit mikes se familjes, Paola Pugliesi, 65 vjec, qe vdiq se bashku me te birin 45-vjecare, u shpreh se dhimbja perzihej me "shume zemerim". "Shtepite tona u rrezuan menjehere si keshtjella rere dhe kjo nuk duhej te kishte ndodhur", tha ai. Shume pjesemarres nuk e permbajten veten gjate nje sherbese te drejtuar nga numri dy i Vatikanit, Kardinali Tarcisio Bertone. Kryeministri Silvio Berlusconi, nuk mundi te fshehe emocionet dhe dhimbjen, ndersa iu shprehu ngushellimet dhe simpatine e tij te afermve te viktimave.
"Jam shpirterisht prane jush dhe ndaj dhimbjen me ju per kete tragjedi", thuhej ne nje mesazh te derguar nga Papa Benedikti XVI. Flamujt kombetare valeviteshin ne gjysmeshtize ne nje dite kombetare zie, dyqanet u mbyllen, aeroportet ndaluan aktivitetet per nje minute dhe policet e trafikut, hoqen uniformat e tyre te shndritshme. "Ndjej hidherim per familjaret qe vajtojne 300 te dashurit e tyre dhe per kete arsye, e kam mbyllur dyqanin", u shpreh Augusto Costa nga Roma. Vemendja tashme po perqendrohet ne rindertimin e rajonit qe mbeshtetet kryesisht te turizmi, fermat dhe firmat e bizneseve familjare. Me shume se gjysma e kompanive ne Abruz,o kane pezulluar aktivitetin e tyre. "Kam humbur aq shume miq ne kete katastrofe. Shtepia ime eshte rrezuar plotesisht, biznesi qe kisha ngritur pas shume vite sakrificash, tashme nuk ekziston", tha mekaniku Guido Pietropaoli, i cili tani jeton ne kamp se bashku me partneren e tij shtatzene. "Me te vertete shpresoj qe do te na ndihmojne".