"E kam dashur babain, vrasja ishte aksident"
Lezhe- Gjykata e Lezhes eshte treguar e meshirshme me vajzen, qe akuzohet se vrau babane ne vetembrojtje pas dhunes fizike ndaj te emes. "Arrest shtepie" ka dhene trupi gjykues ne ngarkim te 17-vjecares A. Gjoka, nga fshati Kacinar i Mirdites, gjate mases se arrestit te zhvilluar diten e djeshme. Gjergj Gjoka, 47-vjec, vdiq pas nje goditje me thike ne pjesen e qafes dhe hemorragjise se madhe, ndersa iu demtua nje nga venat kryesore te gjakut. Vajza eshte shfaqur e shokuar para trupit gjykues dhe ka rrefyer edhe nje here per ngjarjen e ndodhur. "Jam ende shume e tronditur pas atij krimi, per te cilin shprehem se ka qene ne kushtet e vetembrojtjes dhe ne pakujdesi. Une e kam dashur babain tim dhe vazhdoj ta dua, ndonese ai nuk jeton me, pavaresisht nga gjendja e tij ne te cilen ndodhej kur konsumonte alkool", ka rrefyer e mitura dje, ne masen e sigurise. Me tej ajo ka treguar se gjendej ne shtepi se bashku me nenen duke bere punet, kur i ati, i dehur ka rrahur ne fillim dy vellezerit e saj dhe me tej nenen. "Iu luta te ndalonte, por ai nuk degjonte i ndikuar nga pija. Mori automatikun per te vrare mamane dhe une e kercenova me nje thike per ta trembur. Ai me perplasi dhe mua pertoke, por rreshkiti dhe ra persiper thikes", tha 17-vjecarja, per rrethanat e ngjarjes.
A. Bushi
A. Bushi