Plackiste shtepite e turisteve, kapet i tmerrshmi Tafa
Durres- Policia e Durresit ka arrestuar nje 24-vjecar, te cilesuar si tmerri i turisteve qe pushonin ne kete bregdet pasi iu plackiste banesat. Burime zyrtare njoftuan se oret e vona te mbremjes se enjte, u ndalua ne flagrance i dyshuari Ylber Tafa, banues ne Lekaj te Kavajes. Agjentet e njihnin 24-vjecarin si kontingjent, i denuar me pare per vjedhje banese. Pikerisht ne momentin qe Tafa po kryente nje vjedhje ne Plazh, eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise. Shenjester e te dyshuarit ka qene banesa e I .Tabakut, banues ne lagjen nr. 13, ne sektorin "Iliria", ku kishte marre sende te ndryshme, bizhuteri floriri, aparat fotografik etj. Nderkohe qe ne lagjen nr.13 Durres, ne banesen e marre me qira nga N. Rrecaj, banues ne Skenderaj te Kosoves, ka marre nje sasi eurosh, bizhuteri floriri, varese, byzylyke dhe unaza. Policia tha se Tafa, ka dhe nje precedent te trete ne lagjen nr. 13, ku dyshohet se ka vjedhur banesen e J. Jahos, te cilit i ka marre nje sasi prej 15 mije lekesh dhe disa bizhuteri floriri. "Jane kryer veprimet hetimore, ndersa te arrestuarit i jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale, nje sasi e bizhuterive te floririt dhe sende te tjera, te vjedhura ne keto banesa", njoftoi policia vendore. Materialet i kaluan prokurorise per hetime te metejshme, kurse Tafa do te perballet me akuzen e "vjedhjes".
E. A.
E. A.