E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenoi drejtorin e bankes, kerkon 3 vjet burgim

Tirane- Kercenoi drejtorin e bankes me mesazh, prokuroria kerkoi dje shpalljen fajtor te te pandehurit Lulzim Makishti dhe denimin e tij me 3 vjet burg e 400 mije leke gjobe. I pandehuri do te perfitoje nje te treten e uljes se denimit, pasi eshte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, ashtu sic jane aktet e paraqitura nga akuza. Prokuroria e Krimeve te Renda, e akuzon te pandehurin per ngjarjen e ndodhur me 29 prill te ketij viti. Lulzim Makishti, sipas hetimeve i ka derguar nje mesazh bashkeshortes se drejtorit te "Union Islamik Bank", Ehab Saad, ku i kerkonte shumen prej 85 mije euro, ne te kundert familjes se saj, do t'i ndodhte ndonje gje. Nga hetimet rezultoi se tre mesazhe nga numra te ndryshme telefonike kane mberritur ne numrin e bashkeshortes se Saad, ku pervec shumes se lekeve, sqarohej qe te mos lajmerohej as policia. Menjehere pas ketyre mesazheve kercenuese, egjiptiani i eshte drejtuar Drejtorise se Policise Tirane, ku ne pranine e eksperteve ai se bashku me bashkeshorten e tij, Almara Read, kane kryer denoncimin. Vete Makishti e ka mohuar faktin qe ka kercenuar drejtorin e bankes. Nderkohe qe prokuroria e akuzon ate per vepren penale te "shtrengimit me ane te kanosjes" per perfitim te pasuri. Ne seancen e radhes mbrojtja do te paraqese konkluzionet e saj perfundimtare, nderkohe qe gjykata pritet qe te shpalle vendimin e saj.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›