E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, shuhet biri i perandorit të fundit Habsburg

Zëdhënësja Eva Demerle ka thënë se Habsburg u shua në gjumë, në shtëpinë e tij në Poeking të Gjermanisë.
I lindur më 20 nëntor 1912, ai ishte dëshmitar i rënies së familjes perandorake, pasi Habsburgët ishin detyruar të emigrojnë pas Luftës së Parë Botërore. Ai u vendos në Poeking në vitet ’50 dhe më pas u bë anëtar i Parlamentit Evropian.

Oto von Habsburg ka shërbyer edhe si president i Ligës Pan-Evropiane në vitet 1979-1999. Në këtë post, ai ndihmoi në organizimin e demonstratës paqësore, Pikniku Pan-Evropian, në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë në vitin 1989.

Kufiri ishte hapur me një gjest simbolik, duke krijuar mundësinë për 600 gjermanët lindorë të iknin nga komunizmi disa muaj para rënies së Murit të Berlinit. Kjo shënoi herën e parë që një shtet i Evropës Lindore hapi kufijtë e tij dhe është parë në masë të gjerë si fillimi i rënies së Perdes së Hekurt.

E shoqja, Rexhina, me të cilën Habsburgu kishte kishte shtatë fëmijë, ndërroi jetë vitin e shkuar. Djali më i vjetër i tyre, Karli, tani udhëheq çështjet familjare dhe që nga viti 2007 është zyrtari kryesor i Shtëpisë së Habsburgëve.

Oto von Habsburg do të varroset më 16 korrik, në një varr perandorak në Vjenë, nën Kishën Kapuçine.
/Start/

                                                                                             2011-07-04 17:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›