Bizneset e vogla, afatet e shlyerjes së detyrimeve
08/01/2009 Bashkia përcakton datat për derdhjen e detyrimeve fiskale në tri këste
Penalizime për subjektet që nuk respektojnë afatet e caktuara
Subjektet e bizneseve të vogla që veprojnë në kryeqytet duhet të tregojnë kujdes në respektimin e afateve të vëna nga Bashkia për shlyerjen e detyrimeve vendore. Fillimi i këtij viti është shoqëruar me publikimin e datave kur këto subjekte duhet të drejtohen pranë zyrave përkatëse që të paguajnë detyrimet tatimore. Derdhja e kësaj pagese do të bëhet në tri këste, të cilat kanë afate të caktuara.
Duke nisur nga data 20 prill për të përfunduar më 20 tetor 2009, të gjitha bizneset e vogla duhet të derdhin tri këstet e detyrimeve që kanë kundrejt Bashkisë. Ndërkohë do të ketë dhe lehtësira në rastet kur do të respektohen afatet e përcaktuara. Burime zyrtare të këtij institucioni bëjnë të ditur se “bizneset e vogla në kryeqytet duhet të derdhin këstin e parë të detyrimeve më 20 prill të këtij viti. Ky është dhe afati i fundit i vënë në dispozicion për këto subjekte, afat që, në rast se nuk respektohet, do të shoqërohet me masa penalizuese. Më pas do të vijohet me detyrimet për dy këstet e tjera, ku për këstin e dytë afati i fundit është caktuar data 30 qershor, ndërsa për këstin e tretë është kufiri limit është data 20 tetor 2009. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore ka pohuar se në rast të mosmarrjes së detyrimit tatimor për shkak të mungesës së adresës ose adresës së gabuar, qytetarët janë të detyruar të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave duke filluar nga data 10 prill e këtij viti. Njëkohësisht janë përcaktuar masa penalizuese (gjoba) për subjektet që nuk do të respektojnë këto afate.
Përfitimet dhe penalizimet
Përkundrejt afateve të përcaktuara është vendosur të ketë penalizime dhe favorizime sipas kohës në të cilën subjekti do të derdhë detyrimet fiskale pranë zyrave vendore. Kështu, për të gjitha rastet kur do të ketë tejkalim të afateve të përcaktuar do të ketë penalizime me gjobë, e cila do të llogaritet deri në 25 për qind të vlerës së taksave që subjekti duhet të paguajë. Në të kundërt, do të ketë favorizime, ku subjekti përkatës do të përfitojë ulje të masës së detyrimit deri në 10 për qind nëse i shlyen në afatin e caktuar. Që të gjitha këto vendime do të respektohen për të tria këstet që duhet të derdhin bizneset e vogla për detyrimet që kanë kundrejt zyrave të taksave vendore për vitin 2008.