E Shtunë, 31 Tetor 2026

I zene vilen Gedafit. Jetojne ne luks ne shenje proteste

Nuk ka mjaftuar ngrirja e llogarive bankare të Gedafit dhe klanit të tij nga Bashkimi Europian. Anëtarët e  grupit “Poshtë tiranët” kanë pushtuar vilën e Londrës së një prej djemve të Gedafit. Ndërtesa luksoze ka tetë dhoma gjumi, pishinë e kinema.

E nisur nga fakti që ligji anglez nuk dënon okupimin abuziv largimi i tyre nga vila parashikohet të jetë mjaft i vështirë.
Zëdhënësi i grupit deklaroi: “Kemi pushtuar vilën 10 milion stërlina të Saif al-Islam Gedafit, djalit të diktatorit libian. E kemi bërë në formë solidariteti me popullin e Libisë që lufton kundër regjimit vrasëstë Gedafit”.

Saif që ka studiuar në Londër konsiderohej fytyra  moderne e regjimit dhe pasardhësi i mundshëm i kolonelit, ndonëse i zhgëneu mbështetësit e tij me raprezaljet e ashpra në mbrojtje të të atit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›