Rezoute per bisedimet parlamenti i Prishtines voton

Pa harmonizimin e të gjitha forcave politike në seancën Kuvendit të Kosovës, deputetët e kanë miratuar rezolutën për bisedime me Serbinë me 63 vota ro, 48 kundër dhe një abstenim. Gjatë paradites grupet parlamentare nuk arritën të harmonizojnë tekstin e rezolutës lidhur me bisedimet Kosovë - Serbi dhe mandej është zhvilluar një debat në seancën e sotme të Kuvendit, ku deputetët e pozitës dhe opozitës kanë shfaqur qëndrimet e tyre lidhur me bisedimet.
Propozuesi i rezolutës, Adem Grabovci në emër të grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se janë zhvilluar dy takime me shefat e grupeve parlamentare, por nuk është arritur të harmonizohet një tekst i përbashkët. Sidoqoftë rezoluta ka marrë shumicën, pasi pro saj kanë votuar 63 deputetë, kundër 48 dhe një ka abstenuar.
Ndërkohë në seancën e sotme është miratuar vendimi për formimin e komisioneve parlamentare, ndërsa është ngritur edhe çështja e vrasjes së Leutrim Musliut nga Uglari i GjilanitPër këtë rast është kërkuar zbardhja e shpejtë e çështjes.
Delina Bitraku