ICG raport për Kosovën: Ja sfidat pas mbikëqyrjes

Grupi Ndërkombëtar i Krizave e ka vlerësuar si të ezauruar pjesën më të madhe të planit te Athisaarit nga Kosova, ndërsa ka shtuar nevojën e respektimin e pikave të tjera. Në një raport GNK thekson se arritjet e deritanishme në zbatimin e këtij plani, rrezikohen nder te tjera nga raportet e tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe frustrimit të Prishtinës me "pamundësinë për të shtrirë sovranitetin e saj në zonat veriore të banuara me serbë".
"Qeveria duhet të mbetet e përkushtuar në kërkesat e planit të Ahtisaarit për pakicat. Por, plani nuk ka qenë i hartuar të funksionojë në izolim dhe nuk mund të ndahet nga raporti i tërësishëm Kosovë - Serbi", thuhet në raport.
"Në veri të Kosovës, kontrolli i Beogradit mbi administratën lokale është pothuajse i plotë. Në jug, Beogradi paguan paga dhe pensione për serbët dhe menaxhon sistemin e arsimit dhe shëndetësisë, pa e informuar Prishtinën. Qeveria në Kosovë po e toleron këtë, ndonëse mund të bëjë përpjekje për mbylljen e institucioneve të Beogradit në jug të vendit".
"Kur është pajtuar me planin e Ahtisaarit, Kosova ka pranuar se Serbia do të jetë e përfshirë në këtë territor, ndonëse në mënyrë bashkëpunuese dhe transparente. Beogradi ka refuzuar të bashkëpunojë dhe Kosova tani po tregon shenja mosdurimi".
"Prishtina dhe partnerët e saj ndërkombëtarë kanë dështuar pothuajse tërësisht të zgjidhin rezistencën ende shumë të fuqishme ndaj kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur".
Pengesa më e madhe me të cilën përballet sot komuniteti serb dhe i cili shihet si kërcënimi më serioz nga ICG ndaj planit Ahtisaari, "është vështirësia absolute në krijimin e një jete të qetë dhe të qëndrueshme në zonat e pakicave".
"Mosbesimi, mungesa e regjistrimit adekuat dhe armiqësia e bëjnë të vështirë për bizneset e pakicave që të tregtojnë arikujt e tyre dhe të ofrojnë shërbime për shumicën".
"Duke qenë se ka pak mundësi përveç fermave në komunat e banuara me shumicë serbe, shumë serbë varen nga rrogat që marrin prej Beogradit", duke vënë në pah edhe problemin që kanë shkollat dhe spitalet e menaxhuara nga serbët dhe lidhshmërinë që kanë me ato serbët e Kosovës.
"Prishtina dhe Beogradi kanë interes të bashkëpunojnë dhe të shmangin ekzodin e serbëve të Kosovës, gjë që do ta linte Kosovën me një kushtetutë shumëkombëshe në një realitet jo të shëndetshëm njëkombësh, duke krijuar tensione të reja kështu edhe për rajonin dhe duke cenuar imazhin që ka në mesin e mbështetësve ndërkombëtar".
"Serbia ndërkaq nuk e përballon dot një valë të re emigrantësh në një ambient të vështirë ekonomik".