E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundimi i mbikqyrjes, Faith: Veriu, sfidë për qeverinë

Mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës nga ndërkombëtarët ka qenë një sukses, ka thënë përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Piter Feith, sipas të cilit, pavarësisht kësaj, veriu i Kosovës është ende një sfidë për qeverinë e Kosovës.Sa i përket çështjes së veriut të Kosovës, Feith e delegoi përgjegjësinë tek qeveria e Kosovës, sipas të cilit, qeveria e Kosovës është ajo që mund t`i japë zgjidhje çështjes së veriut.
 

“Veriu ka qenë problematik qysh para shpalljes së pavarësisë, shumë herë përpara, fatkeqësisht autoritetet e Prishtinës nuk e ushtrojnë autoritetin në veri ndërsa serbët atje më shumë shohin nga Beogradi se nga Prishtina. Por kjo mund të ndryshojë, duke ofruar një menaxhim të duhur, sic është bërë në jug të Mitrovicës që do t`ju jepte siguri rehati për një prosperitet dhe të ardhme të madhe evropiane.
 

Qeveria e ka përgjegjësinë për të gjetur zgjidhje për Veriun dhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund të zëvendësohet më qeverinë, Kur bëhet fjala për veriun, kjo është vetëm qeveria mund të jetë fryma e pajtimit duke ofruar mundësi ekonomike-sociale dhe institucione më të mira. Bashkësia ndërkombëtare mund t`a përkrahë këtë dhe unë jam i lumtur që qeveria po përgatitet për një sfidë të tillë”, ka thënë ai gjatë një konference për shtyp, pas vendimit të sotëm të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që të heq mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.
Edhe kryeministri Thaçi ka falënderuar ish-shefin e ICO. Ai e ka quajtur këtë moment si moment historik për Kosovën.

“Një momenti i rëndësishëm dhe një kthesë historike për Kosovën. Tash kemi një agjendë të qartë evropiane. Ky është një vlerësim ndërkombëtarë për Kosovën, një vlerësim nga bota demokratike për ne. Kosova ka implementuar në tersi dokumentin e Ahtisaarit dhe e falënderoj ICO për ndihmën që ka dhënë. Mbesin sfida të reja, sfida për integrimin e serbëve të veriut, për liberalizimin e vizave, por edhe vendimeve të tjera. Ne po ndërtojmë Kosovën demokratike, për Kosovën që të gjithë qytetarët të ndihen të lirë. Ne si evropian të rinj kemi vizion të qartë. Intergim në BE dhe në Bashkimin Evropian por edhe të vazhdojmë partneritetin tonë me SHBA-në dhe mbesim të përkushtuar për të jetuar në një fqinjësi të mirë”, tha Thaçi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›