E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pillaj:Vrasjet në Siri, krime lufte

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Navi Pillaj, në fjalën e saj në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë theksoi se ajo është e shqetësuar për vuajtjet e civilëve në Siri.

Pillaj tha se përdorimi i armatimit të rëndë nga ana e forcave qeveritare ndaj zonave civile si dhe vrasjet pa gjyq dhe torturat e forcave anti-qeveritare mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ajo shprehu shqetësimin për mospërmbushjen e kushteve për zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues të OKB-së, i cili ka mbaruar operacionet më 19 gusht.

Pillaj ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për të dërguarin e sapoemëruar të OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Lakdar Brahimi, dhe për përpjekjet e tij që të ndërmjetësojë në bisedimet në Siri.

Pillaj përsëriti gjithashtu thirrjet për komunitetin ndërkombëtar që t`i kapërcejnë ndasitë dhe dhe të punojnë për t`i dhënë fund dhunës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Siri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›