E Diel, 1 Nëntor 2026

IDEOLOGU ENVERIST REXHEP QOSJA PËRÇAN SHQIPTARET NE 100 - VJETORIN E PAVARËSISË (Pjesa II)

16-12-2012 / Nga Dr. Teodor Kareco

vijim...


13 qeveri,[1] domethene rreth 3 qeveri ne vit. Ne 4 vitet qe pasuan ishte qeveria e Ahmet Zogut si Kryeministër apo President.


Nuk dëshiroj ta lodh lexuesin me shifra. Por gjithsesi, kur ka njerëz qe me “autoritetin” e tyre duan qe ta “nxijnë” me tej realitetin, na duhet qe ta bëjmë te ndërgjegjshëm lexuesin. Jo vetëm qe Shqipëria kish nisur te ecte e sigurt ne binaret e ekonomisë se tregut, por, po vërtetoheshin tregues progresive jo vetëm ne industri dhe ne sferën e qarkullimit por edhe ne bujqësi.


Për here te pare Shqipëria u be me monedhën e vet dhe qarkullimi financiar po ecte sipas ligjeve te ekonomisë se tregut duke u mbështetur, për here te pare ne Bankën Kombëtare te Shqipërisë. Vendi, me krahina te izoluara, ne saje te politikes se drejte te ndjekur, natyrisht duke përdorur huan e jashtme, arriti te ketë një sistem rrugësh qe kënaqnin relativisht mire nevojat e kohës. Po krijohej një industri me kapitalet e vendit dhe te huaja, veçanërisht për naftën dhe mineralet. Vetëm për 10 vjet, nga viti 1928 deri ne vitin 1938 prodhimi me origjine nga bujqësia (pa blegtorinë) u rrit 31,8 për qind, nga 15 për qind qe u rrit popullsia. Megjithëse ne vitin 1938 Shqipëria mbeti një vend me përparësi blegtorinë, prodhimi i bimëve te arrave eci me shpejt.


Shqipëria, edhe ne ketë periudhe, për shume kohe kishte buxhet te cballancuar,  importi ishte shume me i madh se eksporti, bilanci i pagesave ishte negativ. Por kjo ishte gjendja e trashëguar, kjo ishte ekonomia e Shqipërisë, ajo nuk mund te bënte kapërcime epokale për një periudhe te shkurt. Por, do thëne se, megjitheqe Shqipëria merrte hua për te mbuluar deficitet buxhetore, përsëri, politikat e saj ishin përparimtare,  me synim ecjen e ekonomisë ne shinat progresive te ekonomisë se tregut. Për t’u përmendur është fakti shume domethënës se edhe ne kushtet e “urisë” financiare, për t’i ardhur ne ndihme zhvillimit te bujqësisë Mbreti Zog I uli ne mënyre te dukshme tatimet për te dhjetën dhe xhelepin. Ne vitin 1934-1938 te ardhurat e buxhetit te shtetit nga e dhjeta arritën ne 5,15 milion franga arri, nga 15,76 milion franga ari qe u vërtetuan ne 5 vjetet 1929-1933. Kjo do te thotë qe këto te ardhura te vjela nga fshatarësia u zvogëluan 3 here. Me një gjykim te thjeshte kjo do te thotë qe këto shuma mbeten ne dorën e fermerëve qe merreshin me bujqësi, për t’u përdorur ne dobi te përparimit te prodhimit. E njëjta, me ritme me te ngadalta u vërtetua ne zvogëlimin e te ardhurave nga blegtoria.


Për mos u ndalur me shume ne këto probleme, ritheksojmë se duhet te jesh keqdashës mos te shikosh përparimet e bëra. Megjithatë, gjendja shume e prapambetur e trashëguar, mungesa e investimeve te mëdha, situata e krizës, kontradiktat me shtetin fashist italian dhe një varg faktorësh te tjerë nuk lejonin përmbysje te gjendjes. Gjithsesi me bindje themi se ne ketë periudhe u ec përpara, u zbut dukshëm prapambetja, u çel traseja për zhvillime te reja e te pakthyeshme ne te ardhmen. Pushtimi, lufta botërore e ndërprenë ketë ecje.


Konkluzioni: meqë i ke lexuar disa here ato dy libra, qe, me falni, unë nuk e besoj, ju rekomandoj ti rilexoni edhe një here. Natyrisht leximi te behet pa syzat e enveristit. Me te vërtet do te shikoni se si Shqipëria kishte nisur te ecte përpara ne shume e shume drejtime. Megjithatë është e natyrshme te pranohet se Shqipëria  nuk e kish kapërcyer pragun e prapambetjes.


 Qose-xhunga te tërbuar qe nuk flitet për vrasësin pervers e ordiner,                                      kriminelin Enver Hoxha


Përgjigjes se pyetjes se enveristes Rudina Xhunga se “nuk po flitet ne ketë 100 vjetor” për Enver Hoxhën, nostalgjiku Qosja i përgjigjet pa një pa dy se “Nuk është normale”. Kush jeni ju zoti Qosja qe te mbani qëndrime kaq radikale dhe për probleme kaq madhore qe janë ne dorën e sovranit, vetëm e vetëm te popullit shqiptar? Është e njohur qe jeni një pasues fanatik, qe përpiqeni “te ëmbëlsoni” krimet monstruoze, ti “sheqerosni” ato, duke na ngushëlluar se kane ndodhur dukuri te tilla edhe ne vende te tjera. C’fare doni te thoni me këto dhe justifikime te tjera te “bajatepsura” dhe qe te vene përballe edhe gjithë popullin shqiptar te shumëvuajtur, te shtypur, te shfrytëzuar deri ne palce, zoti akademiko-profesor i pa cipe, “pa din e iman” qe themi ne?


Pse kaq kategorik e cinik njëherësh kur deklaroheni se “Kjo nuk është e mundshme, nuk është e lejueshme, historikisht është e papranueshme”. Kur vendos populli i masakruar, i poshtëruar, i gjymtuar, i vrare, i sakatuar për disa dhjetëvjeçare, çdo gjë jo vetëm është e mundshme dhe e lejueshme, por, krejtësisht edhe historikisht e  pranueshme. Si mund t’i imponoheni një populli te tere me qëndrimin pervers?


Duke i veshur problemit një dukje “shkencore”, unë do te thosha pseudo-shkencore, për te mbuluar “krimet me shoshe”, përpiqeni te argumentoni se çdo periudhe ka një histori e cila ne një mënyre apo tjetrën do shkruar. Natyrisht ju përpiqeni ta “sheqerosni” atë periudhe qe krimi ishte dukuria kryesore nga mëngjesi ne mbrëmje.  Pavarësisht përpjekjeve qe bëni për te “zvogëluar ne zero” krimet e kryera nga Enver Hoxha yt, jo vetëm me vrasjet masive te “armiqve dhe miqve”, te kundërshtareve politike, por edhe te atyre qe e sollën fantazmën e komunizmit ne Shqipëri, madje dhe te atyre qe vranë ne emër te Enverit, historia po shkruhet. Ky shkrim behet natyrisht ne mënyre shkencore, nga historiane te afte, te distancuar nga ideologjia enveriste, historiane qe përveç objektivitetit shkencor ne themel kane ideologjinë e shqiptarizmes. Pra këtu nuk ka ndonjë shqetësim apo problem, jashtë historisë as nuk është lëne dhe as qe do te lihet një periudhe 45 vjeçare.


Shqetësimi i zotit Qosja nuk është thjeshte dhe vetëm zbutja, “mjaltosja”, paraqitja “engjëllore” e rendit qe e quajti veten komunist dhe e liderit pervers Enver Hoxha. Ne balancën midis te mirave dhe te “këqijave” te atij sistemi, domosdo e keqja është ajo qe mbizotëron. Populli do ta njohe  edhe historinë e asaj periudhe qe, gjithsesi do te jete një njolle e pashlyer ne shekuj.


Shqetësimi i Qoses nuk është thjeshte dhe vetëm qe mos lihet jashtë shkrimit historia e atyre viteve, ai e di qe kjo po behet. Nuk është as thjeshte rrumbullakosja, fshehja dhe zbutja e krimeve, gjë qe po përpiqet ta beje me pseudoshkencën e një “eruditi” injorant te paktën ne ketë problem. Nuk mund as te fshihet dhe as te mbulohet një “mal krimesh”, qofte edhe me “trurin e holle” te një apo qindra Qoseve te marre sebashku.


Këto nuk janë asgjë para synimit kryesor, madje kriminel te Qoses. Ai dhe te rreshtuarit me te duan te sjellin te gjalle, te festojnë, te rehabilitojnë Enver Hoxhën ne ditët e sotme, te rigrihen monumentet e tij ne sheshet kryesore, te shkruhet për bëmat, te brohorase populli, politika te gjunjëzohet para tij.


A mund te quhet shqiptar një njeri i tille qe te flasë sot pa skrupull për te përmendur ne ketë 100 vjetor krahas Ismail Qemalit dhe Mbretit Zog I edhe kriminelin Enver Hoxha? Gjykoj se jo. Me shume i tërbon fakti qe flitet për Ahmet Zogun dhe nuk flitet për Enver Hoxhën.


Historianet e kane bere dhe po e bëjnë çdo dite e me mire punën e tyre për shkruarjen me objektivitet te historisë se asaj periudhe qe diskutojmë. Pyes, a ka politikan ne ditët e sotme, me përjashtim te ndonjërit qe ka hyre ne politike ne saje te aftësisë  si “hajdut”, te kërkoje vendosjen e monumenteve te Enverit, brohoritjen e tij nga populli? Natyrisht qe jo, madje edhe socialistet as nuk e kane bere dhe as qe do ta bëjnë ketë.


Problemi i Enver Hoxhës është krejt i veçante, rehabilitimi i tij nuk varet as nga partitë, as nga institucionet shkencore, natyrisht as nga ndonjë enverist “me merita shkencore” si puna e Qoses.


Enver Hoxha, si emër, si monument, si vepër arti, është “rrezuar “ me dhune nga populli. Vetëm populli sovran ka te drejte te beje te kundërtën. Është i njohur fakti si u përmbys shtatorja me e madhe e tij ne mes te Tiranes ne shkurt te vitit 1991. Te njëjtën fat patën dhe veprat e tjera te artit te bëra për te. Ishte një revolte popullore, një marshim kundër se keqes, kundër vuajtjeve. Madje, te gjithë e kujtojmë se shtatorja u tërhoq zvarre, sikur personifikonte heqjen zvarre te atyre krimeve te kryera nga një përbindësh. Madje, me falni, njerëzit te ngazëlluar hipnin mbi shtatore, e kapërcenin, “e përshurrnin” pa nguruar nga sytë e te tjerëve. Ndjenin se shkulnin nga zemra e shqiptareve dhe e Shqipërisë te keqen me te madhe qe kishin përjetuar ne shekuj. Ketë e bene duke hequr emrin e famëkeqit Enver nga uzinat, universitetet, kooperativat e tipit te “gulageve” staliniste, e bene duke djegur te ashtuquajturave vepra te tij.


E njëjta ndodhi edhe me një skulpture te Enver Hoxhës ne Gjirokastër, qyteti i tij i lindjes. Ai ishte ulur këmbëkryq ne një kodër zotëruese, dukej sikur thoshte: këtu jam, nuk largohem. Por populli e ndjente peshën e qenies se tij, nuk e pranonte, vetëm se donte ta largonte me qytetari, jo me atë dhune qe Enveri përdori gjate gjithë jetës se tij.


Kur isha ne Qeverinë e Stabilitetit, ne vëren e vitit 1991,  me vjen Kryetari i Komitetit Ekzekutiv te Gjirokastrës zoti Pandeli Badjava dhe me njofton se gjithë partitë qe vepronin ne Gjirokastër kërkonin heqjen e monumentit te Enverit. Unë i kënaqur dhe entuziazmuar shkoj menjëherë ne Gjirokastër. Mbledh përfaqësuesit e partive politike te kohës dhe diskutojmë. Te gjithë,  si përfaqësues te dëshirave te popullit te Gjirokastrës, madje përfaqësuesi i Partisë Socialiste ishte me entuziast, kërkonin heqjen e Enverit si një njolle e se shkuarës dhe, garanci për te ardhmen. Gjithsesi, u shpreh ndonjë mendim se, megjithe format organizative qe diskutuam për heqjen dhe rruajtjen e monumentit, mund te delte ndonjë “snajper” fanatik nga penxheret e shumta gjirokastrite. Pra, mund te ndodhte ndonjë vrasje. Është kjo arsyeja qe, te gjithë pjesëmarrësit, përfshire dhe mua vendosem te vepronim ne një moment te dyte pas një studimi me te sakte. Pak muaj kishin kaluar  nga vrasjet e demonstruesve demokrate (dëshmorëve te demokracisë) nga komunistet ne 2 prill ne Shkodër. Përsëri na erdhi ne ndihme populli. Ne mes te natës me merr ne telefon Kryetari i Komitetit nga Gjirokastra dhe me thotë shprehimisht “monumenti u rrezua nga te rinjtë qe erdhën nga Greqia pas operacionit “fshesa””. Natyrisht gëzimi im ishte shume i madh sepse u be një përmbysje pa pasoja vdekjeprurëse. Vetëm se duke qene vizionar kisha mendimin qe veprat artistike duheshin ruajtur, do vinin kohe me te qeta, ne te ardhmen e largët qe ato edhe te ekspozoheshin. Njerëzit te shohin fizikisht kush ishte ai kriminel qe la vulën e krimeve te tij ne shekuj.


Këto janë zëra ne shkretëtire, Enver Hoxha nuk mund te vihet ne sheshe, nuk mund te vihet xhelati i te këqijave ne mesin  e popullit te shumëvuajtur shqiptar. Me gjithë qarjen e “kukuvajkave” enveristet e dine se është e pamundur sot te behet një gjë e tille. Këto  “qarje” ata i bëjnë edhe për një qellim tjetër: te krijojnë opinione e te zbusin faktet se “krimet nuk ishin kaq krime”, këto krime i kane bere dhe te tjerë para Enverit dhe ne kohen e tij, se ai ka bere edhe shume te mira. Kjo ana e dyte e formimit te opinioneve te gabuara dhe te zbutura për komunizmin dhe Enverin janë me te rrezikshme. Synimi është shpejtimi i etapave dhe kohës se rehabilitimit dhe, pse jo, te gjallërimit te njëlloj enverizmi ne ditët tona për t’ju kundervene proceseve te pakthyeshme te demokratizimit te vendit.


Qosja glorifikon sistemin enverian, sikur nuk është e njohur tashme se ai sistem pikërisht ne saje te gabimeve, qëndrimeve ne kundërshtim me interesat e popullit, krimeve pësoi kolaps, u vetepermbys. I siguroi “bukën popullit” thotë qosja, kur ne fund te viteve ‘80 populli mbeti pa buke, u desh te ndërhynte komuniteti ndërkombëtar te ndihmonte me buke e sende te tjera te nevojës se pare një popull qe po lëngonte si ne asnjë vend tjetër te botes. Gjithë sistemi ekonomik pati “kolaps”,  vetepermbysje, shkatërrim. Populli me 1990 ishte me i varfër dhe mbeti me “gisht ne goje”, ne krahasim me vitin 1945, kur te paktën kishte si pasuri token, bagëtinë, ndonjë zeje.


Pse nuk përmendni si “sukses” ne krimin e pa imagjinuar  kundër popullit te “tufëzimit te bagëtisë”. Vete Ramiz Alia, një kopje e zbetë por dinake e manipuluese e Enver Hoxhës, ne një interviste botuar pas vdekjes pranonte se “krimi me i madh, edhe ndaj krimit te luftës se klasave ishte krimi i bere me tufëzimin e bagëtisë.”  Fshatari shkonte ne pune pa një pike dhallë, vetëm me ujë me pak sheqer. Kjo politike e pa pare ne bote, me asnjë lidhje me marksizëm-leninizmin, madje as me stalinizmin apo maoizmin, ishte vetëm e vetëm një politike e llogaritur për ta varfëruar deli ne palce fshatarin, për ta mbajtur te nënshtruar e te shtypur atë, mos kishte mendjen për kundërvënie. Kjo ishte veprimi me kanibalesk qe mund te beje një qe e rendit veten si “qenie njerëzore”. Zoti, nëse besoni ne zot shoku Qose, u trondit nga kjo e keqe e madhe për shqiptaret. Prandaj me dorën e vet ndihmoi qe masa te tilla radikale te kthehen ne te kundërtën e vet: tufëzimi përshpejtoi kolapsin e ekonomisë shqiptare, përshpejtoi përmbysjen e ideologjisë enveriste, i hapi rrugën demokratizimit te vendit. Pra, edhe vetëm sikur te ishte masa kriminale e tufëzimit, do te mjaftonte si “kobure” për te dënuar me vdekje enverizmin.


Për c’fare dinjitet “ndërkombëtar” na flisni zoti Qose. Për atë qe Enver Hoxha e shiti Shqipërinë te Jugosllavia titiste, për ta bere një republike te 7-te? Vetëm një here Stalini i ka bere te mire Shqipërisë, kur Shqipëria ishte ne procesin e shitjes, dërgoi letrat  qe u prishem me Jugosllavinë.  Dinjitet ishin lidhjet me Bashkimin Sovjetik apo me Kinën? Shqipëria ishte një satelit servil e pa skrupull i atyre vendeve, pas as me te voglin dinjitet. Dy gjera ishin kusht qe Shqipëria te ndryshonte drejtim: se pari, aleati te siguronte me burime materiale e financiare regjimin demonjak  dhe, se dyti, te garantohej karikja e pushtetit te Enver Hoxhës. Gjithë te tjerat ishin falsitet dhe vetëm falsitet.  Kish shume parti qe e quanin veten komuniste qe paguheshin me paratë e nxjerra nga shfrytëzimi i popullit tejet te varfëruar shqiptar. Vetëm ata thoshin ndonjë fjale lavdëruese. Vetëm te ata shfaqej ajo qe quhej “dinjiteti” i Shqipërisë.


Enver Hoxha thoni ju “ndërtoi një shtet bashkëkohor me te gjitha institucionet politike, shoqërore..” C’jane këto budallallëqe zoti Qose, mund te quhen bashkëkohore institucionet e diktaturës se proletariatit?


Te marrim Kuvendin Popullor, qe përfaqëson pushtetin legjislativ.. Kandidatet caktoheshin pa konkurrim nga radhët e kooperativisteve, te punëtoreve te pararojës, veçanërisht te besuarit etj. Gjithmonë rezultatet ishin 99,99 për qind. Ligjet vendoseshin nga Komiteti Qendror, qe nënkupton njësimin  me Enver Hoxhën, votoheshin duke u ngritur ne këmbe si ushtare besnike 100 për qind nga deputetet e radhe. Ata nuk kishin asnjë te drejte ndryshimi apo korrigjimi.


Po pushteti gjyqësor a ekzistonte? Ne letër po, vetëm për te dokumentuar vendimet qe merrte partia. Shume here, sikundër ndodhi me vrasjet qe u lidhen me një bombe ne Ambasadën e BS, partia vendoste te vriteshin sipas një liste, behej vrasja dhe, pas dy ditësh delte vendimi i gjyqit. Apo edhe ne plenume Enveri vendoste se kush anëtar i Byrosë Politike apo shkalleve te tjera te hierarkisë do te burgosej, vritej. Madje sipas një skenari te caktuar bëheshin hetimet, paraqitej akuza, shënohej vendimi i marre nga partia. Këto vendime nuk numërohen me gishtat e dorës, ishte sistem, partia vendoste, gjykatat hidhnin firmën dhe bënin formulimin juridik. Kjo vërtetohej ne te gjitha shkallet e gjyqësorit. Vendimin e jepte Sekretari i Pare i Partisë apo komuniste te caktuar nga ai. Për mbrojtjen me avukat, nuk behet fjale. Institucioni i avokatit kishte dale jashtë ligjit.


E njëjta me pushtetin administrativ. Thuajse gjithë ministrat ishin anëtare te Byrosë Politike, kjo sepse Shqipëria kishte një Parti-Shtet. C’thoshte një njeri – Enver Hoxha, ashtu behej. Ai ndërhynte dhe ne gjera te tilla si vendoste se ku duhej bere cpimi për nafte; se duhej te ndërtohej një kombinat metalurgjik megjithëse minerali ynë i hekur-nikelit nuk ishte i përshtatshëm, megjithëse pala kineze këmbëngulte se nuk duhej bere një gjë e tille; se duhej te hapeshin toka te reja me çfarëdo kosto, megjithëse tokat qe përfitoheshin e prodhonin thekrën apo grurin me rendiment shume here me te ulëta, dukej arra e mbjelle si “mjekra e qoses”. Shembujt janë pa fund, administrata ishte një aparat gjigant, ne te shumtën me njerëz te paafte dhe partiake, qe përpiqej te vinte ne jete idetë e një njeriu. Por, meqë idetë e tij ishin perverse, nuk u realizuan asnjëherë. Administrata ne te gjitha shkallet ishte ne mbështetje te famëkeqit sigurim i shtetit për te ushtruar dhune mbi popullin, për ta mbajtur te gjunjëzuar atë.


Nuk është vendi te flasim, ne këto drejtime ka shume e shume probleme qe e diskreditojnë Enver Hoxhën, jo ta nderojnë atë sikundër pretendon Qosja. Mbështetja tërësisht ne forcat tona, përqendrimi i tejskajshëm i administrimit te ekonomisë, mbajtja e çmimeve te njëjta, pagat mizerabel, veçanërisht ne fshat, prishja e Shqiptarit te vërtete nen emrin e “njeriut te ri”, mohimi i fesë dhe shkatërrimi i institucioneve fetare,  janë vetëm disa pak përgjegjësi te drejtpërdrejta te Enver Hoxhës.


Gjykohet se çdo njeri ka te mirat dhe te keqit e veta. Mua me duket se Enver Hoxha është koncentrimi i te këqijave. Ai as nuk mund te krahasohet me vlerat dhe te mirat qe i solli Shqipërisë dhe shqiptareve Mbreti Zog I. Natyrisht, ne 45 vjet ka pasur ecje, kjo nuk mund te diskutohet. Por, kjo nuk erdhi nga politika enveriste. Ne te kundërtën, qenia e Enver Hoxhës ne krye me politikat e tij paranojake e ngadalësoi zhvillimin e Shqipërisë. Ato arritje qe u shënuan ishin dhe janë rezultat i përpjekjeve te një populli te tere, i te përndjekurve politike qe punonin si skllevër pa pagese, i rinise studentore ne aksionet te quajtura “vullnetare”. Një ndihme natyrisht kane dhëne, nisur nga qëllimet e tyre ndihmat dhe huat e pashlyera qe u morren nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik, Kina dhe shume vende ish komuniste te Evropës. Këto ishin burime vërtet te mëdha qe, po te ishin përdorur me mend mund ta kishin çuar përpara ekonominë. Gjithsesi do pranuar se sistemi, veçanërisht i drejtuar me atë qe e quajmë ideologji enveriane ishte i destinuar te dështonte. Dhe kjo ndodhi me te vërtete nuk mund te flitet kaq me zell për te mirat e një ideologjie qe e çoi vendin ne falimentim, ne katastrofe dhe jo ne buze te greminës por thelle ne gremine.


Me duket se përgjigjen për ju, për ato qe po shtrembëroni ne mënyre monstruoze me qëndrimin enverist e gjejmë ne një thënie tuajën ne interviste: “nuk pranohet, shkenca nuk e pranon ketë, etika intelektuale shkencore nuk e pranon ketë”. Po ju a keni etike shkencore se etike intelektuale e ve ne dyshim, duke bere gjithë ato shtrembërime ne shërbim vetëm e vetëm te rehabilitimit te ideologjisë enveriste? Mendoj se nuk keni asnjë fare etikete. Beni përpjekje te reflektoni sa nuk është vone, një kalores qesharak nuk mund t’i vihet kundër ortekut te dijes, te se vërtetës, te demokracisë, qe përmbysen ideologjitë kriminale fashiste, naziste e komuniste.


Akademikët Enveristë: Qosja- “Është vështire te rishkruhet historia...domethënë te fillosh nga...fillimi”. Frashëri- “thirrja për te rishkruar historinë është krejt pa vend”.


Meqë ideologjia enveriste ne ditët e sotme është hedhur ne “koshin e plehrave”, enveristet me ne zë, me përkrahësit e tyre, përpiqen me çdo mjet e rruge,  shume here te veshur me “vellon shkencore” ta rruajnë atë apo “mbetjet e saj”. Ne ketë rast po bëhen stërpërpjekje për te ruajtur historinë e shkruar jo vetëm sipas dogmave por edhe sipas ideologjisë se përmbysur enveriste.


Dihet   qe ne kohen qe vepronte me force diktatura e proletariatit jo vetëm historia dhe ne përgjithësi shkencat shoqërore gjallonin nga ideologjia dhe diktati enverist, por kur shkruhej edhe për mjekësinë, fiziken, qofte atë bërthamore, detyrimisht duhej te pasqyrohej vija e Partisë, dogmat, shume here anakronike te Enver Hoxhës.


Ne ditët e sotme është diskutuar shume gjate për ketë problem. Njëzëri është arritur ne përfundimin se historia duhet rishkruar. Ne fakt  Instutiti i Studimeve Historike ne Qendrën e Studimeve Albanologjike ne Tirane, ka vite qe ka nisur një pune kolosale për rishkruarjen e historisë. Dallohen për një pune te lavdërueshme ne organizim e drejtim Akademiku  Beqir Meta, për një pune shkencore bashkëkohore Profesoresha Ana Lalaj, Profesor Muharrem Dezhgiu e shume te tjerë.  Te pakte nune këta dhe punën e tyre njoh nga afër. Ashtu sikundër përmend historiania e njohur, Profesoresha Ana Lalaj,  ne një interviste ne gazetën MAPO “Historia është duke i bere prej kohesh reflektimet e veta. Për me tej, ato qe janë identifikuar si mëkate te historiografisë se “vjetër”, mendoj se mbeten ende prioritete për ndryshim. Këto janë: E para, historiografia e kontrolluar nga politika dhe, për pasoje, e politizuar ne fryme. E dyta, historiografi e anuar, qe nënkupton disproporcionet ne trajtimin e periudha historike. Shembulli me tipik, miti i luftës antifashiste dhe i rolit te komunisteve ne ketë lufte. E treta, historiografi e shtrembëruar, pra jorealiste, qe i përmban te dyja njësoj, si te vërtetat e glorifikuara ashtu edhe te vërtetat e munguara...E gjithë kjo do te thotë se historia e shkruar duhet sjelle ne balance”.


Te diskutosh sot se duhet apo jo te rishkruhet historia është ne kundërshtim me rrjedhat historike, me parimet shkencore, me kërkesat e një shoqërie demokratike. Nuk duhet, për qëllime te caktuara te identifikohet ndonjë kërkese, thirrje apo mendim te politikes me atë c’fare kërkohet sot objektivisht nga historianet. Akademiket Qosja e Frashëri i identifikojnë për qëllime te caktuara, ata duan me çdo kusht te rruajnë atë histori qe u shkrua nen diktatin dhe sipas ideologjisë enveriste. Nuk gjen sot ne Shqipëri dhe ne trevat ku jetojnë shqiptare, njerëz qe nuk kërkojnë te dine te vërtetat e historisë se tyre, pa ngjyrosje, shtrembërime, degradime, falsifikime.


Kam një pyetje zoti Qose: meqë jeni kaq erudit, a e keni vene re ribotimin e “Historia e Popullit Shqiptar III” te vitit 1986 ne vitin 2007? Me siguri i merr te mirëqena  dhe si te vërteta “absolute” ato qe thotë akademiku tjetër, me po kaq emër, Kristo Frashëri. Ai as me pak e as me shume riboton kapitullin e shkruar prej tij pas 21 vjetësh pa ndryshuar asnjë shkronje, asnjë presje. Kjo ne kuptimin e përgjithshëm te fjalës është vjedhje, janë paguar para, për një pune te pakryer.


 Me fal është kujdesur qe ai dhe bashkautorët e tjerë te heqin hyrjen me mendimet si shkruhet historia te Marksit, Leninit dhe Stalinit dhe, natyrisht udhëheqësit te tyre shpirtëror, “marksistit qe nuk njihte marksizmin” Enver Hoxha. Si do vepruar ne ketë rast? Flitet për zhvillimet ekonomiko-shoqërore ne vitet 1912-1938. Kapitulli është krejt i ideologjizuar, ashtu sikundër shkruhej ne atë periudhe. Për ketë me ndërgjegje nuk i ve faj, ka deklaruar se i ka vene kyç “tutius” gojës, meqë fillimisht u përfshi ne ata qe nuk i donte Enver Hoxha. Madje për rreth 40 vjet mbeti thuajse i njëjti material. Nuk përmend këtu gabimet, mashtrimet, gënjeshtrat, mungesën e dokumentacionit arkivor. Shënoj me përgjegjësi para popullit tim se ne mbi 50 faqe ne atë libër nuk ka një shifër apo konkluzion te sakte për periudhën, gjithë materiali është sajuar, pa asnjë skrupull. Nuk di sesi një njeri qe ka përvoje dhe, do pranuar se ka edhe pune te mira, te veproje ne mënyre te tille. Nëse do te behej thjeshte dhe vetëm korrigjim sipas “dëshirës” suaj, arnat do te ishin te tilla sa, po te ishte kostum, nuk do te mbetej as një centimetër katror nga stofi origjinal. Arna mbetet vetëm arne.


Ne ketë rast bindja ime është qe do te duhet te shkruhet nga e para, kjo do te thotë qe jo rishkrim por shkrim nga e para. Nuk na lejohet ne ditët e sotme te tallemi me popullin, ta mashtrojmë atë. Nëse kërkon te dish me shume për ketë material dhe ketë qëndrim timin lexo, ne librin qe kam botuar ne viti 2010: “Skandal me Librin: “Historia e Popullit Shqiptar III”. Ky natyrisht ishte dhe mbetet një skandal i vërtete. Nuk di se si e pse Akademiku Frashëri ka ende goje te flasë për historinë apo për sugjerimin e mos rishkrimit te saj. Ai do te përjetësoi atë histori te falsifikuar e me ideologji enveriste qe, përveç te tjerave ka kaq shume gabime, pasaktësi, mungese te dokumentacionit sa unë arrita ne përfundimin jo te lehte qe, libri duhet hedhur ne “koshin e plehrave”. Te me besoni, natyrisht nëse dëshironi, por kam pasur shume lufte te brendshme: si te hedh poshtë një akademik, një profesor, një njeri qe ende merr pa asnjë te drejte titullin “Nder i Kombit” për çnderimin qe ai i bën popullit shqiptar  nga një ish President si Bamir Topi qe di me shume pse “dhia e mban bishtin përpjete”, te vazhdoje te dekorohet nga televizioni Top Chanal për vizionin enverist dhe njëherësh te gabuar ne te shumtën e veprave te tij? Njeriu do guxim ne jete. Te vërtetës duhet t’i themi e vërtete dhe, gënjeshtrës t’i themi gënjeshtër.


Për veç tre prioriteteve qe me te drejte Profesoresha e nderuar dhe kembengulese, zonja Ana Lalaj na jep jo vetëm për te identifikuar mëkatet  e historiografisë se “vjetër”, qe shërbejnë njëherësh si prioritete për ndryshim, unë nëse do me lejohej do te përfshija dhe një te katërt, nxjerre nga konkluzioni i punës prej “nallbani” te paraqitur si histori shkencore nga Kristo Frashëri: “E katërta, historiografia e shkruar me gabime te qenësishme, përfshire dhe ato aritmetikore;  historia e shkruar duke bere klasifikime joshkencore dhe ne kundërshtim me shkencën;  historia qe le mënjane dege te rëndësishme te ekonomisë kur trajton p.sh bujqësinë dhe le menate blegtorinë, kur flet për tregtinë e jashtme dhe nuk përmend tregtinë e brendshme; kur jo vetëm nuk mbështetet ne dokumente arkivore dhe, ne te kundërtën behet krimi i sajimit te dokumenteve, te shpikjes se problemeve”.


Këto konkluzione i kam nxjerre me punën shumëvjeçare dhe arkivore qe kam bere për ecurinë e ekonomiko-financiare ne vitet para 1939. E njëjta dukuri vërtetohet për këto probleme ne vëllimin e IV te “Historia e Popullit Shqiptar” botuar ne vitin 2009. Përpjekja për ta bere disi me bashkëkohor trajtimin na jep një histori jo te vërtete, “retushi” qe është bere, ndonjë kritike me gjysme zëri, nuk e “mbulon” dot te vërtetën e madhe se ideologjia enveriste është  jo vetëm dominuese por edhe diktuese. Historianet tanë ende nuk janë shkëputur nga “tabu” te tilla si ajo e 28 mije dëshmorëve. Është dokumentuar tani, madje me shume se çdo gjë tjetër ne media se ka pasur rreth 2,500 dëshmore. Pse behet kjo, për te shtrembëruar te vërtetën historike duke shtuar pa skrupull “shpirtra te vdekur”, për te shumëfishuar meritat e te tjera te kësaj natyre. Kujt i duhet kjo tani, shërbeu për qëllimet e enverizmit atëherë kur interesat e donin, për t’i hedhur hi syve popullit dhe opinionit ndërkombëtar. Por, duke dhëne një shifër te tille e ngre problemin se, kur te shkruhet historia nuk mund te behet thjesht një korrigjim shifrash. Ajo duhet bere por, njëherësh do ndryshuar edhe shume e shume konkluzione qe rrjedhin prej saj.


Qofte dhe këto pak shembuj ende nuk ju bindin akademik Qosja se duhet përmbysje, shkrim e rishikim, duke ruajtur natyrisht vlerat, ato pjese qe i qëndrojnë kohës, autoret serioze e jo enveriste. Unë jam ne mënyre kategorike kundërshtar deri ne vdekje i dogmave tuaja enveriste e antishqiptare kur deklaroni pa piken e turpit se “Është e vështire te rishkruhet historia...Historia korrigjohet, studimet historike korrigjohen, ndryshohen, plotësohen etj. Por ta rishkruash prej fillimit do te thotë te hedhesh poshtë gjithçka qe është bere deri tani dhe kjo gjë është e pamundur.”  Profesor, nuk ka ndonjë vështirësi ne shkrimin e historisë ne ditët tona, sot janë hapur arkivat, janë shkruar shume studime, kemi një grup te mire historianesh qe kane pervehtesuar historiografinë shkencore dhe si baze kane ideologjinë e shqiptarizmes. Kur ketë e bene, me ndonjë përjashtim si i nderuari Aleks Buda, njërës me shkollat jugosllave, ruse, kineze, nen diktatin e KQ te PPSH dhe personalisht te Enver dhe Nexhmie Hoxhës, pse mos ta bëjnë akoma me mire historianet e rinj? Unë kam besim te plote. Vetëm duke e shkruar nga e para historinë, te paktën nga vitet 1912 e këndej, populli shqiptar do te njihet me te vërtetën, do te ballafaqohet si e barabarte midis te barabartëve ne shkrimin e historisë botërore, do t’i kundërvihet me argumente shkencore historisë se gabuar për Shqipërinë dhe shqiptaret, qe kane shkruar Akademitë e Shkencave te Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe me tej. Me historinë e shkruar mbështetur ne ideologjinë enveriste, Shqipëria nuk i ka dhëne përgjigje te sakte, te prere dhe te dokumentuar, kur është cenuar ne thelb historia e popullit tone.


Si i lejoni vetes zoti Qose qe, për inate personale ndaj Kryeministrit te sotëm Sali Berisha, si një grindavec pa personalitet, te arrini te thoni te pavërteta e broçkulla te tilla qe nuk kane lidhje me shkencën, ato janë shprehje prej “rrugaçi” enverist. C’fare thoni? Kur flisni për historinë e Shqipërisë shpreheni se “Kryeministri i Shqipërisë dëshiron ta ndërroje. Pse? Për një ideologji tjetër dhe për me tepër për një mentalitet tjetër. Kryeministri i Shqipërisë, objektivisht, dëshiron ta feudalizoje dhe bajraktarizoje historinë shqiptare...”


C’fare janë këto shprehje te një mllefi te padëgjuar nga një njeri qe e heq veten shkencëtar? Natyrisht historia po shkruhet me një ideologji tjetër, bëhen përpjekje te luftojnë me argumente atë pjese qe mbështetet thjeshte dhe vetëm ne ideologjinë enveriste. Dhe, ketë nuk e ka bere dhe as mund ta beje Kryeministri e vendit. Ai mban qëndrime te caktuara politike, gjithmonë duke u mbështetur ne rezultatet e kërkimeve shkencore te historianeve.  A i thirrni mendjes si mund te ndikoje një kryeministër, sado i forte te jete ne ditët tona te “feudalizoje dhe bajraktirizoje historinë”? Po e bëni veten qesharak, po fyeni rende koleget tuaj te shkencës qe merren me studimin dhe shkrimin e historisë.  Ketë konkluzion prej te “marri” e nxirrni vetëm e vetëm pse nuk ju pëlqeu ju qe Kryeministri i Shqipërisë veproi duke “madhëruar figura pashallarësh me origjine shqiptare”.  Ne atë periudhe te historisë shqiptare domosdo qe do përmenden pashallarët, guvernatorët, bejlerët, ata kane luajtur rol vendimtar ne histori. Kjo nisur nga Skënderbeu, Ismail Qemali, Vaso Pasha e me radhe. Zemërimi, keqdashja te kane katandisur keq, te kane humbur kontrollin ndaj vetes, te kane futur ne qorrsokak, po te radhisin me enverizmin e pashërueshëm ne gene ne një antishqiptar, ne
“përcaresin e madh” te shqiptareve, ne “rrjedhjen” edhe te asaj pike te ndërgjegjes shkencore qe te kish mbetur.


Mjaft më. Këtu ne Amerike i thonë “mjaft është mjaft”.



Miçigan, 9 dhjetor, 2012.



[1] Shqipenija me 1937 – Veprimi Shtetnor gjate n jezet e pese vjeteve te pare te vetqeverimit, Vellimi I, Tirane, 1937, faqe 30.



...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›