E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji, Ndërtimorja nuk pret gjykatën

 BLEDAR HOTIInspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar mund të shembë pallatet apo vilat, pa pritur vendimin e Gjykatës për ankimimin e bërë nga qytetarët. Projektligji i ri i depozituar në Kuvend, “Për Inspektimin e Ndërtimit” i jep të drejtën këtij Inspektorati të mos presë vendimin e gjykatës për prishjen e ndërtesës, por të ekzekutojë menjëherë vendimin e marrë. Një gjë e tillë është përcaktuar në nenin 1 të projektligjit, ku asnjë prej ankimeve nuk mund të ndalojë prishjen e ndërtesës. “Ankimi gjyqësor kundër vendimit të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar (INUK) nuk e pezullon ekzekutimin e tij. Kur në bazë të vendimit përfundimtar të formës së prerë të Gjykatës vendoset pranimi i padisë, i dëmtuari ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar nga INUK-ja”, thuhet në këtë amendament të propozuar. INUK-ja, i cili ka varësinë nga Ministria e Transportit, merr kompetencat e inspektorateve që varen nga bashkitë dhe komunat, duke ushtruar dhe kompetencat për ndërtime të kundërligjshme në territorin e bashkisë, komunës apo qarkut, që nuk përfshihen në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare. Këto ndërhyrje realizohen vetëm në rastet kur Inspektorati i bashkisë apo dhe komunës nuk ka kryer inspektimet e duhura sipas ligjit. “Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, INUK-ja ka përgjegjësinë të bëjë kallëzim penal për veprën penale të konstatuar dhe të paraqesë kërkesë për heqje licence, nëse punimet kryhen nga subjekte të pajisura me leje dhe licencë”, thuhet në paragrafin e fundit të nenit 10/1. Gjithashtu, pjesë inspektimeve të këtij institucioni janë edhe punimet e kryera nga firmat që kanë marrë në koncesion zona të ndryshme. Ndërsa i është lënë detyrë që Inspektorati brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi të këtij ligji duhet të krijojë regjistrin e të dhënave për ndërtimet e kryera, duke pasur detyrimin për mirëmbajtjen dhe përditësimin për çdo inspektim të kryer. Sipas relacionit të Qeverisë, nisma e paraqitur nuk cenon garancinë ligjore që gëzojnë organet e qeverisjes vendore, por synon të reduktojë drejt kufirit minimal rastet e ndërtimeve të kundërligjshme në territoret vendore. Inspektorati Ndërtimor Kombëtar ka të drejtë të ushtrojë kompetencat për pronat e paluajtshme publike, si në zonat bregdetare, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, liqeneve apo lagunave. Ndërsa në këto ndryshime, sipas nenit 2 të draftit, gjobat e vendosura nga ana e Inspektoratit përbëjnë titull ekzekutiv dhe ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e tyre. Kjo për shkakun se gjobat e vëna ndër vite nuk janë vjelë në një vlerë prej 5 milionë dollarë, duke llogaritur dhe kamatëvonesat. Në dy vite, 2008 dhe 2009 INUK-ja ka dhënë gjoba, që në total kapin vlerën e 290.320.846 lekë, ndërsa kamatat për këto gjoba kanë arritur në shumën 174.192.508 lekë. Duke e konvertuar në dollarë, kjo vlerë shkon në 5 milionë USD.Kur ndërhyn Inspektorati Kombëtar Kur sigurohen tre kushtet: ka ndërtim të paligjshëm; në kantier nuk kryhet apo është në proces një inspektim vendor; ka dokumentacion shkresor, që provon të paktën një nga këto rrethanaKur Inspektorati Ndërtimor i pushtetit vendor nuk ka inspektuar këtë territor ose nuk është shprehur me vendim për këtë ndërtimKur vendimi i Inspektoratit Ndërtimor i pushtetit vendor për prishje të ndërtimit të kundërligjshëm nuk është ekzekutuarKur subjektet qendrore, që gëzojnë të drejta të ligjshme për pronën publike ose shtetërore, të zënë nga ndërtime të kundërligjshme, kërkojnë rikthimin e ligjshmërisë.INUK ka përgjegjësinë të bëjë kallëzim penal për veprën penale të konstatuar dhe të paraqesë kërkesë për heqje licence, nëse punimet kryhen nga subjekte të pajisura me leje dhe licencëAnkimi gjyqësor kundër vendimit të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar nuk e pezullon ekzekutimin e tij. Kur në bazë të vendimit përfundimtar të formës së prerë të Gjykatës vendoset pranimi i padisë, i dëmtuari ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar nga INUK-ja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›