E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFIMES: LSI, faktor deciziv për qeverinë e re pas 28 qershorit

 

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanin me qendër në Lubjanë, ka analizuar situatën politike për zgjedhjet e Shqipërisë. Instituti Ndërkombëtar për Politikat e Ballkanit ka përgatitur një raport lidhur me situatën në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Raporti në përfundim të analizës së tij nxjerr si përfundim se zgjedhjet e 28 qershorit fitohen nga forcat politike të majta dhe “Aleanca Socialiste për Integrim” shihet si çelësi i formimit të qeverisjes së re. “Surprizat nuk do mungojnë deri në ditët e zgjedhjeve. E majta në tërësi ka mundësi të mëdha për të fituar zgjedhjet parlamentare. Ka dy parti, të cilat kanë një profil të qartë të majtë dhe që janë të domosdoshme për fitoren e këtyre zgjedhjeve, LSI dhe PSV ’91. Dy koalicionet e mëdha “Bashkimi për Ndryshim” PS dhe “Aleanca për Ndryshim” PD e kanë ndërtuar fushatën e tyre elektorale në bazën e akuzave personale, ndërkohë që dy koalicionet e vogla e kanë përdorur fushatën më së shumti për të prezantuar programin e tyre. LSI nuk do të jetë vetëm forca e cila do të ndikojë maksimalisht tek votuesit, por ajo do të jetë decizive për të vendosur se kush do të formojë qeverinë e pas 28 qershorit”, thuhet në këtë studim. Sipas tij, mospërfshirja e Edi Ramës në listën për kandidat është një vendim irracional dhe surprizë e pakëndshme për votuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›