Meksi: Ju premtojmë vizat
Poli i Lirisë hapi dje fushatën elektorale në Korçë. Kreu i Polit, Aleksandër Meksi premtoi lëvizjen e lirë, e cila sipas tij mund të ishte siguruar nga qeveritë e mëparshme nëse do të bënin reformat. “Siguroni atë që nuk keni siguruar deri më sot, të lëvizni të lirë nëpër Evropë, ju e dini mirë sa e vështirë është të siguroni një vizë. Pikërisht këtë gjë nëpërmjet reformave, qeveritë e mëparshme mund ta kishin siguruar, por nuk donin t’i bënin kartat e identitetit”, tha Meksi. Ndërsa sipas Ndokës “kryetarët e dy partive të vjetra kanë vendosur ta kthejnë Kuvendin, nga një institucion debati, në një garnizon ushtarak, ku të hyjnë ushtarët e tyre të cilët votojnë në rresht”.