E Shtunë, 31 Tetor 2026

IINTERVISTA/ Hana: Rritja e skemës së rimbursimit të shërbimeve, objektiv kryesor i institucioneve të shëndetësisë

Rritja e skemës së rimbursimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor për gjithë popullatën, mbetet objektiv kryesor i institucioneve shëndetësore politikëbërëse. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, (ISKSH), Elvana Hana, në një intervistë u ndal në drejtimet që kanë nevojë për përmirësime, sikurse janë kuadi ligjor (ligji për barnat dhe shërbimin farmacutik), përmirësimin e standardeve dhe procedurave të vendimmarrjes, duke iu përafruar atyre të Bashkimit Europian, si dhe përcaktimin e qartë të detyrave dhe përgjegjësive. 

Duke veçuar rolin e ISKSH në zhvillimin dhe përmirësimin e kujdesit për shëndetin, Hana tha se "rëndësi e veçantë i është kushtuar marrëdhënieve me subjektet e kontraktuara, që ofrojnë shërbimin e barnave të rimbursueshme, si Farmacitë dhe Depot Farmaceutike". Aktualisht, sipas saj, ISKSH ofron shërbimin e barnave të rimbursuara nëpërmjet 752 Farmacive dhe Agjensive të kontraktuara dhe 84 Depove Farmaceutike (43 importuese dhe 41 distributore). "Kontratat i janë nënshtruar çdo vit procedurave të rishikimit, me qëllim, përmirësimin e tyre si dhe është tentuar të sigurohet shpërndarje gjeografike sa më e gjerë e subjekteve që ofrojnë barna të rimbursuara. Për zbatimin e kontratës me subjektet farmaceutike, lidhur me qarkullimin e barnave me rimbursim, janë ushtruar kontrolle të befasishme, krahas atyre atyre rutinë, ndërsa në rast abuzimesh masat variojnë që nga gjoba deri në heqje të licencës", sqaroi  Hana.             

Përsa i përket listës së barnave të rimbursuara, ajo tha se "në skemën e rimbursimit të ISKSH përfshihen edhe një grup barnash të shtrenjta, shpërndarja e të cilave kryhet nga Farmacia e Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë, në bazë të një kontrate trepalëshe midis ISKSH, QSUT-së dhe depove farmaceutike". Sipas saj, ISKSH mbështet Ministrinë e Shëndetësisë në hartimin e Listës së Barnave të Rimbursuara për pasurimin e saj çdo vit me një numër më të madh barnash inovative, në mënyrë që të trajtohet një gamë më e madhe diagnozash. Duke u ndalur tek shtrirja e skemës së sigurimeve shëndetësore edhe ne sektorin spitalor, ajo thekson se një ndër problematikat në të është shërbimi farmaceutik. "Këtij shërbimi i është kushtuar vëmendje edhe në Kontratën e Spitaleve 2009, ku në nene të veçanta janë përcaktuar planifikimi dhe administrimi i barnave", theksoi Hana.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›