E Shtunë, 31 Tetor 2026

IIaçet pa pullë,penalizohen 57 farmaci

 

Ulje të kontrabandës së ilaçeve, penalizime të farmacive dhe rritje të konkurrencës në treg. Gjithçka në funksion të uljes së çmimeve. Këto por edhe problematikat që ka sot tregu i medikamenteve, u diskutuan dje gjatë analizës vjetore të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Drejtori i kësaj qendre, Besnik Jakaj, i prezantoi panelit të krerëve të shëndetësisë arritjet e vitit që lamë pas por edhe atë çka duhet realizuar këtë vit. “Janë penalizuar 57 subjekte farmaceutike për shkelje të ligjit, 11 prej të cilave u është hequr licenca”, bëri me dije Jakaj. Sipas kreut të QKKB-së, farmacitë që janë kapur në gabim, kanë tregtuar barna pa pullë, dhe nuk kanë pasur si drejtues teknik një specialist të mirëfilltë. “Të tjera farmaci janë penalizuar për mospërmbushje të rregullave për aktivitetin normal të tyre. “Për 11 farmaci u është dërguar njoftim organeve tatimore dhe organeve të policisë bashkiake për mbyllje të aktivitetit të palicencuar”, sqaroi Drejtori i QKKB, Jakaj. Ndërkaq 50 mijë lekë gjobë kanë marrë 28 farmaci, 3 të tjera janë gjobitur me 20 mijë lekë. Nga sa u evidentua është ulur ndjeshëm kontrabanda e ilaçeve. “Për vitin 2008 janë hedhur në treg 73% më shumë pulla të suigurisë. Por në të njëjtën kohë nga analiza që është bërë vihet re se konsumi i ilaçeve nga shqiptarët nuk është rritur, pra me masat që janë marrë i bie të jetë ulur ndjeshëm kontrabanda. Deri dy vjet me parë në dogana janë kapur makina dhe kamionë me barna që kapin shifrën nga 200 mijë deri në 1 milion euro, që kanë qarkulluar në vendin tonë në mënyrë kontrabandë”, tha Jakaj. Ndërkaq, sipas analizës të bërë publike dje, konkurrenca e lirë ka pasur një terren më të përshtatshëm vitet e fundit. Heqja e barrierave dhe njëkohësisht edhe nxitja e iniciativës së lirë, por të bazuara në rregull, ka përmirësuar gjendjen e tregut. “Pacientët kanë pasur më shumë barna, më shumë alternativa zëvendësuese dhe çmime më të lira, krahasuar me 3-4 vjet më parë. Të gjitha barnat e regjistruara, të pajisura me pullën e kontrollit që qarkullojnë në tregun farmaceutik, u nënshtrohen analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike”, - shtoi Drejtori i QKKB.

te dhenat e analizes

11 farmacive u është mbyllur aktiviteti

15 farmacive u është hequr licenca

50 mijë lekë gjobë për 28 farmaci,

20 mijë lekë gjobë 3 farmaci

73% më shumë pulla të sigurisë për 2008

33% më shumë barna të regjistruara

54% më shumë kompani farmaceutike që operojnë në treg

Problematikat: Kushte jo të mira të ruajtjes dhe transportit të barnave

Tregtim të ilaçeve nga persona pa arsim(kryesisht në zonat rurale)

Mosrespektim të afateve të regjistrimit të barnave për shkak se:

Ka procedura të prapambetura

Fluks të kërkesave për regjistrim

Burime njerëzore të limituara

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›