E Diel, 1 Nëntor 2026

Duke pritur qe shteti te kuptoje rendesine e turizmit

Te gjithe e keni te qarte rendesine e turizmit per vendin tuaj. Me thene te drejten prisja qe pas dy vitesh eksperience ne Shqiperi qe te gjithe ta kuptonin rendesine e ketij sektori dhe se te gjithe duhet te kemi parasysh rendesine qe ai ka per punesimin e te nesermes apo te ardhurat qe sjell per ekonomine vendase

Nga Prof. Dr. Salvatore Messina

Jam i gezuar sot tju komunikoj hapjen e vitit te trete akademik te Universitetit Evropian te Turizmit 2010-2011. Pershendes me kete rast te pranishmit dhe i falenderoj ne menyre te vecante qe jane ketu z. Vasil Shehu sekretar i Pergjithshem i ministrise se Turizmit i cili perfaqeson ketu vete ministrin Ferdinand Xhaferraj z. Viktor Tushaj kryetarin e Bashkise se Lezhes z. Giovanni Colonna pergjegjes i laboratorit teknik ne EUFT z. Perikli Qirjazi profesor i EUFT z. Klodian Pajuni drejtues i Turizmit ne MKTRS z. Agim Doci profesor i Etikes ne EUFT znj. Frenka Paloka drejtoreshe e Agjencise Kombetare te Turizmit etj.

Falenderoj edhe 13 universitetet evropiane qe bashkepunojne me ne si edhe 93 profesoret qe gjate ketij viti akademik do tu japin mesim studenteve te universitetit tone. Pa harruar as drejtuesit e Komisionit Evropian te cilet do te vijne te japin mesim si edhe 36 docentet shqiptare qe do te bashkepunojne me ne.

Te gjithe e keni te qarte rendesine e turizmit per vendin tuaj. Me thene te drejten prisja qe pas dy vitesh eksperience ne Shqiperi qe te gjithe ta kuptonin rendesine e ketij sektori dhe se te gjithe duhet te kemi parasysh rendesine qe ai ka per punesimin e te nesermes apo te ardhurat qe sjell per ekonomine vendase.

Sikunder duhet te njohim edhe rendesine e turizmit per kontributin qe ai jep ne zhvillimin e sipermarrjeve te vogla dhe te mesme sic jane ato artizanale bujqesore etj si edhe te mirat materiale qe siguron.

Ne nivel nderkombetar turizmi ka shenuar nje rritje ne nivelin prej 4 per qind ne vitin 2009 dhe i njejti turizem ne Shqiperi ka shenuar rritje deri ne nivelin prej 34 per qind. Kjo eshte nje e dhene mjaft pozitive per Shqiperine ku vetem ne 6 muajt e pare te vitit eshte shenuar rritje me 10.2 per qind pare kjo ne kuotat e regjistruara te mberritjes se turisteve te huaj nga jashte.

Por eshte fakt se 64 per qind e turisteve qe vijne ne Shqiperi jane nga Ballkani kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e pavaresisht ketij niveli te larte duhet thene se ata vijne vetem per pak muaj ne periudhen korrik-gusht. Kjo domethene se nuk ka ende nje program te detajuar per turizmin. Dhe kjo gje ndikon shume ne sherbimet qe ofrohen prej operatoreve turistike. Ky eshte nje realitet qe ne dukje duket se jane shifra optimiste por qe flasin per nje negativitet ne menyren sesi zhvillohet ende turizmi ne Shqiperi.

Turizmi eshte ne qender te politikave prioritare per qeverine Berisha dhe une vete i kam ndjekur me shume kujdes deklaratat e tij mbi fushen e turizmit. Me pas i kam shkruar edhe nje leter pergezuese rreth tyre dhe nismave te qeverise qe ai drejton per sektorin e turizmit.

Dhe tani besojme se qeveria do te vere ne dispozicion te zhvillimit te turizmit edhe burimet e duhura financiare. Duhen bere sidomos investime per te arritur standardet ne nivelin evropian te turizmit si edhe klasifikimin e agjencive dhe te njesive akomoduese.

Por edhe per te rritur me shume cilesine e sherbimit te ofruar ndaj turisteve.

Sikunder duhet qe te thellohet edhe kontrolli nga ana e paleve te treta per turizmin. Ne fund duhet qe nje vend te vecante ti kushtohet edhe punes per permiresimin e imazhit turistik te Shqiperise.

Objektivat kryesore qe duhet te arrihen permes ketyre investimeve jane se pari zgjatja e periudhes turistike ne Shqiperi qe ajo te mos jete me vetem gjate muajve korrik dhe gusht por te shtrihet ne cdo pjese te vitit.

Duke kerkuar ato tregje qe e kane per kulture te zhvillojne turizem dhe udhetime turistike edhe gjate periudhave te tjera te vitit pervec veres si per shembull vendet e veriut te Evropes.

Eshte fakt se ne Shqiperi turistet qe vijne per shembull nga vende si Britania e Madhe apo Gjermania zene vetem 2-3-4 per qind te totalit ndersa ata qe vijne nga Kosova zene 37 per qind dhe ata nga Maqedonia 13 per qind.

Ky ka te beje me nje gabim te programacionit turistik Prandaj duhen organizuar aktivitete te tilla qe ti terheqin turistet edhe gjate pjeseve te tjera te vitit e jo vetem gjate veres.

Ne si Universitet Evropian i Turizmit kemi organizuar per shembull nismen Shqiperia eshte Kulture ne te cilen u regjistruan 1750 te rinj per te marre pjese ne te ndersa u regjistruan mese 12 mije spektatore gjate 4 neteve zhvillimit te tij.

Madje kane qene media te cilat kane patur artikuj pasqyrues rreth aktivitetit me titullin Te rinjte pushtojne Apolonine ose te tilla qe e cilesonin evenimentin Shqiperia eshte Kulture si me i madhi i zhvilluar ndonjehere.

Nderkaq pas aktivitetit te zhvilluar ne parkun arkeologjik te Apollonise 1 muaj me pas ne u zhvendosem ne Lezhe ku realizuam evenimentin Netet e Bardha te Kultures Shqiptare me 19 qershor te ketij viti.

Por perse Universiteti Evropiani i Turizmit EUFT ndermerr te tilla nisma

Sepse ne jemi te bindur qe aktivitete te tilla kane mjaft efekt dhe paraqesin me shume rendesi se 100 libra se bashku apo konferenca qe mund te zhvillohen per idene sesi mund te behet dhe te zhvillohet turizmi.

Ndaj ne nuk e kemi frike qe te bejme lidhjen mes teorise dhe praktikes sa u perket ideve per zhvillimin e metejshem te sektorit te turizmit ne Shqiperi.

Jam vertet i kenaqur qe ministri i Kultures Ferdinand Xhaferraj pranoi te ishte president i Komitetit te Nderit per nismen Shqiperia eshte Kulture. E kjo pasi per vitin qe vjen kjo nisme do te jete edhe me aktive duke patur nje prezence me te madhe edhe nga ambasadat.

Nderkaq ne duam qe bashkepunimi me Agjencine Kombetare te Turizmit te arrije qe te shfaqe edhe kete pjese tjeter te Shqiperise. Ne jemi te bindur se Shquperia ka vertet shume burime per turizmin dhe qendrueshmerine e tij thjesht duhet qe ato te kombinohen mire me njeri-tjetrin.

Nga ana tjeter menaxhimi i njesive akomoduese dhe strukturave turistike duhet qe te ndahet nga pronari i tyre dhe te mbroje para se gjithash konsumatorin pra turistin qe i frekuenton ato.

Shqiperia duhet qe te beje nje menaxhim sa me te mire te territorit per te vendosur qarte se cilat jane njesite turistike. Duhet te ndahet edhe me mire territori ne menyre qe turisti ta dije se cfare duhet te vizitoje kur mberrin ne Shqiperi.

Sikunder duhet qe te kete edhe nje sportel unik per investitoret te cilet duan qe te investojne ne sektorin e turizmit ne Shqiperi por edhe nje polici turistike e cila ti mbroje turistet.

Ajo qe eshte e rendesishme eshte fakti qe shteti te investoje ne burimet njerezore sa i perket turizmit dhe kjo vlen si per shtetin ashtu edhe per privatin.

Ja perse ne i jemi bashkangjitur edhe nismes per legjislacionin e ri ne fushen e turizmit.

Ju bej me dijeni gjithashtu se ne fund te muajit nentor Universiteti Evropian i Turizmit do ti prezantoje ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale nje projekt per kurse informative ndersa i kemi kerkuar ministrise se Arsimit dhe Shkences hapjen e dy filialeve tona ne Fier dhe ne Lezhe e duam te hapim te tjera te tilla te EUFT ne rajone te tilla ku turizmi konsiderohet si me aktiv ne territorin e Shqiperise.

Nderkaq ju njoftoj hapjen e filialeve tona ne qytetet italiane te Venecias Firences Romes Napolit dhe Milanos. Nje sforcim i madh ky i fondacionit tone por qe jane hapur ne baze te kerkesave te agjencive te ndryshme turistike.

Por fondacioni yne hap dyert dhe per partneret e tjere qe duan te investojne ne fushen e turizmit. Ne jemi te bindur qe Universiteti Evropian i Turizmit eshte pjese edhe e nje strukture qe do te zgjerohet ne Evrope.

shte fakt se cdo vit nevojiten 3 mije specialist te turizmit shifer kjo e ofruar nga OBT Organizata Boterore e Tregtise ndersa ne kete vit do te diplomojme vetem 44 te tille.

Nderkaq ne fund te semestrit te pare ata do te shkojne per te qendruar nje jave ne Itali e ne fund te shkolles do te qendrojne per 4 jave atje.

Impenjimi yne eshte konstant me qellimin e sigurimit te nje bashkepunimi cilesor me operatoret private dhe shteterore per te rritur sa me shume cilesine e turizmit ne Shqiperi.

Fjala e mbajtur ne ceremonine e hapjes se vitit te ri akademik ne Universitetin Evropian te Turizmi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›