ILDKP, gjoba per shtate zyrtare
Rozeta Rapushi
Gjoba per te gjithe ata zyrtare qe nuk deklarojne ne kohe pasurine. Inspektoriati i Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive ndeshkoi dje me gjobe 20.000 lekesh, shtate zyrtare te zgjedhur, te cilet nuk deklaruan pasurine ne baze te ligjit. Me gjobe jane ndeshkuar kryesisht drejtore dhe zyrtare te doganave, te zgjedhur, te cilet nuk kane deklaruar pasurine e tyre, ndonese me marrjen e postit ky eshte nje detyrim ligjor. "Keta zyrtare nuk kane respektuar afatet e percaktuara shprehimisht ne ligj; per subjektet e rinj, brenda 30 diteve nga marrja e detyres publike dhe per subjektet qe largohen, brenda 15 diteve nga largimi prej funksionit zyrtar. Per mosrespektim te afateve ligjore, Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive vendosi masen administrative gjobe qe varion nga 20.000-30.000 leke", deklaroi dje ky institucion. Zyrtaret e ndeshkuar, jane Ilda Bozo, me postin Drejtore ne Ministrine e Puneve dhe Ceshtjeve Sociale. Lista vijon me Dorjan Ducka, Drejtor ne Ministrine e Energjetikes dhe Telekomunikacioneve si dhe Perparim Jaku, pergjegjes sektori ne Dogana dhe Sokol Seseri ish pergjegjes sektori po ne Drejtorine e Pergjithshme ne Dogana. Te penalizuar nga inspektorati jane edhe Alma Qamo Keshilltare e Autoritetit Mbikeqyres se Financave, Altin Kokalari Zevendesdrejtor i Ujesjelles Kanalizime si dhe Vasil Shandro, ish regjistrues. Pas vendosjes se ketyre ndeshkimeve, institucioni i drejtuar nga Adriatik Llalla rikujtoi se ne nenin 44/c te ligjit "Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike", sipas te cilit "per mosdeklarim periodik ne afat dhe pa shkaqe te arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me te, qe mbart detyrimin per deklarim, denohet me gjobe nga 20 000 (njezet mije) leke deri ne 30000 (tridhjete mije) leke", ILDKP rithekson qendrimin se do te aplikoje masa administrative perkatese edhe per cdo zyrtar qe fillon pune per here te pare ne nje funksion zyrtar deklarues, apo per subjektet qe largohen nga detyra, dhe qe nuk respektojne detyrimin per deklarim ne afatin e kerkuar ligjor. Duke dhene keto argumenta, ILDKP, dhe duke iu referuar parashikimeve ligjore, Inspektorati i Larte vendosi masen administrative "gjobe" per 7 zyrtaret, nga te cilet 5 subjekte "para fillimit te detyres" dhe 2 subjekte "pas largimit nga funksioni". Kane qene jo te pakta ndeshkimet qe ky institucion ka bere gjate ketyre muajve te pare te vitit ndaj zyrtareve qe nuk deklarojne pasurine, fshehin pasurine e tyre apo kane konflikt interesi me aktivitetin privat dhe profesionin qe ushtrojne.