E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP gjobit 48 drejtues vendorë

22/09/2011  Vonesa në deklarimin e pasurisë, Llalla penalizon 27 vendorë të rinj

Institucioni ka nisur punën për kontrollin e vetëdeklarimeve

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur me 25 000 lekë 48 drejtues të pushtetit vendorë për shkak të vonesës në deklarimin e pasurisë së tyre. Përmes një njoftimi për mediet përgjegjësi për marrëdhëniet me publikun Albi Serani sqaron se nga 48 drejtues të pushtetit vendor 27 janë kryetarë të rinj dhe 21 janë ish-drejtues, të larguar nga funksioni pas zgjedhjeve lokale të majit 2011. Ai sqaron se gjatë periudhës korrik-gusht 2011 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka qenë aktiv në njoftimin për detyrimin ligjor për deklarim, si dhe në ofrimin e asistencës ligjore për zyrtarët të rinj mbi mënyrën e plotësimit të formularit të interesave private. Por pavarësisht angazhimit maksimal të institucionit, nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar të ILDKP-së rezulton se disa nga të zgjedhurit vendorë nuk kanë respektuar afatet kohore për dorëzimin e deklaratës së pasurisë. Sipas ligjit, brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës për të zgjedhurit e rinj dhe brenda 15 ditëve pas largimit nga funksioni për ish-drejtuesit vendorë subjekti duhet të dorëzojë deklaratën e pasurisë pranë ILDKP-së. “Për këtë arsye, në bazë të nenit 44/1/c të ligjit «Për parandalimin e konfliktit» ILDKP-ja vendosi masën administrative gjobë në shumën 25 000 lekë ndaj këtyre zyrtarëve”, - thuhet në njoftim. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive po vazhdon verifikimet dhe për çdo rast tejkalimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave private do të aplikohen sanksionet ligjore. Paralelisht me monitorimin e procesit të deklarimit të pasurisë ILDKP-ja ka nisur kontrollin për të dhënat e vetëdeklaruara nga ana e drejtuesve të rinj të pushtetit lokal. Brenda afateve procedurale administrative Inspektorati i Lartë do të verifikojë përputhjen e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e rinj vendorë me burimet e krijimit të tyre.

Lista e zyrtarëve të gjobitur për deklarimin para fillimit të detyrës

1. ABEDIN GJINI - LEKAJ, KAVAJË

2. AGRON DEMUSHI - BASHKIA BAJRAM CURRI, TROPOJË

3. ALEKSANDËR ÇELA - DARDHAS, POGRADEC

4. ARQILE MEKSHI - ZAGORI, GJIROKASTËR

5. BAJAZIT KORRIQI - BASHKIA PËRRENJAS, PËRRENJAS

6. BARDHYL GJYZELI - BASHKIA KUÇOVË, KUÇOVË

7. BEHAR HAXHIU - MILOT, KURBIN

8. BESNIK BRAHIMI - BËRDICË, SHKODËR

9. BUJAR IBRAHIMI - QENDËR-PISKOVË, PËRMET

10. FADIL KAPLLANI - BOGOVË, SKRAPAR

11. GËZIM DHIMA MBROSTAR , FIER

12. GILBERTO JAÇE - BASHKIA PËRMET, PËRMET

13. GJERGJ DOÇI - DAJÇ, LEZHË

14. GJON BARDHI - BASHKIA FUSHË-KRUJË, FUSHË-KRUJË

15. KRISTO DHUCI - DROPULL I SIPËRM, GJIROKASTËR

16. KANAN SHAKAJ - NOVOSELË, VLORË

17. KLEVES MUJA - RRETHINAT, SHKODËR

18. KRISTO KAISHI - ALIKO, SARANDË

19. LEKË BIBAJ - HAJMEL, SHKODËR

20. MARTIN LAZRI - GURI I ZI, SHKODËR

21. NDRIÇIM DUSHKU - BASHKIA RROGOZHINË, RROGOZHINË

22. PËLLUMB MILORI - KURVELESH, TEPELENË

23. RRAHMAN DEMAJ - TËRTHORE, KUKËS

24. SALVADOR KAÇAJ - SHËNGJIN, LEZHË

25. VUKSAN Çardaku - LLUGAJ, TROPOJË

26. XHEVAHIR BILJA - GREKAN, ELBASAN

27. ZEF DOÇI - BALLDREN I RI, LEZHË

Lista e zyrtarëve të gjobitur për deklarimin pas largimit nga funksioni

28. AGIM QEVANAJ - LEVAN, FIER

29. ANDI MARKU - KOLSH, LEZHË

30. ARBEN CENI - ANA E MALIT, SHKODËR

31. ARIF TAFANI - BELSH, ELBASAN

32. ARMOND HALEBI - NJ. BASHKIAKE NR.9 TIRANË

33. ASQERI HODA - KURVELESH, TEPELENË

34. BARDHYL PEKA - KRUMË, HAS

35. DASHNOR OSMANI - MAMINAS, DURRËS

36. EDMOND KOMINO - BASHKIA PËRMET, PËRMET

37. GËZIM HARDOLLI - RRETHINAT, SHKODËR

38. GËZIM YLLI - ISHËM, DURRËS

39. ISUF FERHATI - RRASË, ELBASAN

40. JAKUP SEFOLLI - FAJZË, HAS

41. KASTRIOT BEGAJ -BASHKIA LIBRAZHD, LIBRAZHD

42. MARK RUCI - BASHKIA RUBIK, RUBIK

43. MUHARREM HOXHA - OTLLAK, BERAT

44. NUREDIN AHMETAJ - BASHKIA B. CURRI, TROPOJË

45. QAMIL HOXHAJ - LLUGAJ, TROPOJË

46. QEMAL RAMA - GREKAN, ELBASAN

47. RRAHIM LALA - MUHUR , DIBËR

48. TODI XHUNGA - BUBULLIMË, LUSHNJË

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›