12 nisma kërkojnë 84 vota
22/09/2011 Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar në rend të ditës votimin e të gjitha kodeve të reformuara
Seanca, opozita u kërkon llogari dy ministrave të Berishës, Pollos dhe Vasilit
Kuvendi i Shqipërisë pritet të përfshihet në debate të ashpra dhe konkludime që mund të minojnë procesin e integrimit në vendin tonë. Shkak do të bëhen kodet, që kërkojnë edhe votat e opozitës socialiste, ndërkohë që kjo e fundit ka paralajmëruar mosdhënien e votës për to. Të cilësuara si ligje që shtyjnë përpara reformat në vendin tonë, realizimi i të cilave afron procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, mungesa e konsensusit për to çon në humbe kohe për politikën shqiptare, duke cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe imazhin pozitiv që Brukseli duhet të ndërtojë për vendin tonë. Kjo çështje merr një tjetër rëndësi kur kemi parasysh faktin që në muajin tetor BE-ja do të japë opinionin për plotësimin nga Shqipëria të 12 prioriteteve. Do të jetë pikërisht ky opinion që do të vulosë nëse ndërkombëtarët do të marrin ose jo në konsideratë kërkesën e qeverisë shqiptare që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Në të kundërt do të na duhet të presim mbledhjen e radhës të ministrave të BE-së.
Axhenda
Jo pak, por 12 nisma legjislative kërkojnë votën e Kuvendit të Shqipërisë, 84 të tilla për t’u miratuar e për të shënuar një kthesë 180-gradëshe pro përmirësimit të imazhit të politikës shqiptare për konsensusin mes palëve dhe vijimin e reformave në vend. Sipas rendit të ditës, të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, janë përfshirë në axhendë projektet që parashikojnë ndryshimin e Kodit Penal, Kodit Detar, Kodit Rrugor, Kodit Ajror, Kodit Hekurudhor dhe Kodit Civil. Këto nisma kanë më se dy vjet që enden sirtarëve të Kuvendit për të marrë miratimin e deputetëve të opozitës, të cilët për kaq kohë i mohuan Kuvendit veprimtarinë e tyre parlamentare duke e bojkotuar atë. Me pak ndryshim, fati i këtyre projekteve do të jetë i njëjtë. Sipas deklarimeve që eksponentë të lartë të Partisë Socialiste me në krye kryetarin e tyre Edi Rama, deputetët e opozitës nuk do të votojnë asnjë projekt të paplotë, që parashikojnë shtesa apo ndryshime të neneve të kodeve bazë, ndryshe arna të ligjeve. Kodet në fjalë mendohet të mos marrin kuorumin e duhur të votave, pasi socialistët mund të mos marrin pjesë në procesin e votimit. I vetmi përjashtim mendohet të jetë Kodi Rrugor, i cili mori votat e anëtarëve socialistë në Komisionin parlamentar të Ligjeve, por jo të atyre në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese. Një javë më parë me një njëjtin pretendim socialistët u kërkuan kundërshtarëve të tyre politikë të shtyjnë për votim deri në përmirësim të draftit për Gjykatën Administrative.
Kontrolli i qeverisë
Në kuadër të kontrollit të qeverisë në veprimtarinë e saj, Kuvendi ka parashikuar me kërkesë të deputetëve të opozitës zhvillimin e dy interpelancave. Në këtë kuadër, socialisti Eltar Deda ka kërkuar interpelancë me ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili për tenderin për pajisjet mjekësore të financuara nga Banka Botërore. Po ashtu sot do të zhvillohet një interpelancë edhe me ministrin për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit Genc Pollo, kërkuar nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Projektet
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, «Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar” (4 nisma legjislative) - 84 vota.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.07.2004, «Kodi Detar i Republikës së Shqipëris뻔 (2 nisma legjislative) - 84 vota.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, «Kodi Rrugor i
Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar” (3 nisma legjislative) - 84 vota.
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008, «Kodi Ajror i Republikës së Shqipëris뻔 - 84 vota.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004, «Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipëris뻔 -84 vota.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994, «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar” - 84 vota.