Çmimi i bukës në duart e politikës
22/09/2011 Apeli: Është momenti që politika të thotë se shteti është në shërbim të qytetarëve
Shoqata: Një barrë fiskale e lehtësuar, përkthehet në çmim e cilësi ndaj konsumatorit
Shoqata e prodhuesve të bukës mirëpret idenë e heqjes së TVSH-së për bukën. Nëse një projektligj i tillë, që sipas shoqatës nuk duhet të vonohet më, do të miratohet atëherë çmimi i bukës do të ulet dhe cilësia e saj do të rritet. Me anën e një deklarate për shtyp kjo shoqatë thekson arsyet pse nuk duhet që politika ta bëjë realitet një nismë të tillë, e cila do të sjellë më pak emra në listat e debitorëve. “Nuk ka vend për hezitim, por është një moment ku politika të thotë që shteti është në shërbim të qytetarëve, e jo këta të fundit, shërbëtorë të shtetit”, - thuhet në deklaratën e Shoqatës së Prodhuesve të Bukës.
Nisma ligjore në Kuvend
Shoqata ka përshëndetur nismën ligjore të hedhur nga Partia Socialiste në komisionet parlamentare të Kuvendit për heqjen e TVSH-së së bukës. “U njohëm me nismën ligjore të opozitës në Kuvend për heqjen e TVSH-së bukës dhe zbutjen e TVSH-së për disa produkte ushqimore bazë. Dimë ta gjykojmë për kontekstin e saj politik, por rezultati që sjell e sfumon propagandën dhe krahun politik, saqë çdonjëri mirëpret realizimin e saj, pa u interesuar aspak për ideatorin”, - thekson deklarata. Sipas tyre, shteti shqiptar nuk ka pse të fitojë nga prodhimi dhe shitja e bukës për shumë arsye. Një prej tyre është fakti se biznesi i prodhimit të bukës përballet me standarde të shumëfishta dhe jo të drejta, duke treguar paaftësinë e shtetit për të mos i ndarë dot prodhuesit legalë nga ata ilegalë. “Ky shtet lejoi një konkurrencë të pandershme përmes informalitetit, duke mos e lejuar për asnjë çast këtë biznes të ngrejë kokë e të përmirësohet teknologjikisht, pasi ilegalët (që janë më shumë se gjysma) ishin në rregull me mënyrën se si funksiononin, ndërsa të ligjshmit, nuk kishin mundësi, pasi përfshirë taksat që paguajnë duke qenë legalë, kanë punuar këto vite pothuaj në kosto”, - nënvizojnë prodhuesit e bukës në deklaratën e tyre.
Luftë varfërisë
Sipas tyre, kjo nismë duhet të shkojë në të njëjtën linjë me premtimet për luftë kundër varfërisë. “Një shtet që deklaron primare luftën ndaj varfërisë, nuk ka pse të mbledhë përmes TVSH-së qindarkat e pensionistëve e asistencialistëve, për të cilët është betuar se do t’i përzërë me forcë nga niveli i varfërisë. Ne si prodhues buke, jemi të bindur se një barrë fiskale e lehtësuar përkthehet menjëherë në çmim e cilësi ndaj konsumatorit. Themi cilësi, pasi prodhuesit, do të dilnin nga skema e “listave” ku janë katandisur sot në raport me prodhuesit e miellit, të cilët gjoja i “kreditojnë” prodhuesit e bukës me miell që në të vërtetë është me çmim 2-3 për qind më të lartë se tregu (pasi merret pa lekë në dorë)”, - nënvizojnë prodhuesit e bukës në deklaratën e tyre. Sipas tyre, e vetmja TVSH reale është ajo e bukës, ndërsa TVSH-të e tjera janë me fatura të dyfishta dhe fshehin vlerën reale të produktit. Çmimi i bukës ka pësuar dy herë rritje vitin e kaluar duke kapur nivelin e 90 lekëve për një bukë masive prej 770 gr. Rritja e çmimit të bukës masive u kushtëzua për shkak të shtrenjtimit të nënprodukteve të tjerë, grurit dhe më pas miellit, si dhe rritjes së çmimit të gazit, me të cilin punojnë pasivisht furrat e bukës në kryeqytet.