Taksistët në protestë: Qeveria e Bashkia të luftojnë informalitetin
TIRANË- Për më shumë se një orë rreth treqind taksistë, kanë zhvilluar një protestë paqësore të paralajmëruar përpara Bashkisë së Tiranës, ku i kanë kërkuar kryebashkiakut Basha të mbajë premtimet elektorale për ndalimin e tregut informal të shërbimit taksi në kryeqytet, i cili sipas tyre po con drejt falimentit bizneset e licensuara.
Pasi kanë bllokuar me mjetet e tyre një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në shenjë proteste taksistët i kanë rënë burive për disa minuta,
ndërkohë që përfaqësues të sindikatës nëpërmjet megafonit kanë kërkuar nga ministritë e linjës të zbatojnë ligjet e shtetit për moslejimin e taksive të palicensuara, si dhe rimbursim apo edhe lehtësira financiare për sherbimin taksi konform ligjeve dhe rregullave.
"Mjetet e palicensuara vazhdojnë të lyhen me të verdhë, duke na vjedhur kështu punën. Është ofendim jo vetëm për ne por edhe për ministrin Olldashi që mesa duket nënpunësit e tij nuk duan t’i zbatojnë udhëzimet e tij”, u shpreh një taksist.
Taksistet deklaruan se në rast të mosplotësimi të menjëhershëm të kërkesave të parashtruara do të përshkallëzojnë veprimet njësoj si kolegët e tyre në Greqi dhe në shumë vende të BE-së.
"Ka qënë zoti Basha ai që na ka premtuar se do të luftojë informalitetin, nuk ia kërkojmë brenda një dite, por të marrë masa pasi ne do përshkallëzojmë protestat”, shtoi taksisti.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Taksistët protestë para bashkisë kundër informalitetit