ILDKP hetim ne rajon dyshimeve per korrupsion
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ne bashkepunim me agjencite rajonale do te hetoje cdo dyshim per korrupsion per zyrtaret qe dyshohet se kane transferuar pasurite. Agjencite me te rendesishme te luftes kunder korrupsionit ne Europen Juglindore diskutuan ne Tirane per hartimin e strategjive te perbashketa per parandalimin dhe goditjen ne kohe te abuzimit me pushtetin publik e zyrtareve te administrates. Inspektorati i Larte por edhe disa institucione te tjera kane nisur hetimin administrativ per zyrtare te ndryshem per te cilet dyshohet se kane krijuar pasuri ne menyre abuzive ne vendet e tyre dhe i kane regjistruar jashte shteteve ku ata ushtrojne funksionet publike eshte objekt hetimi thuhet ne njoftim. Inspektori i Pergjithshem i ILDKP Adriatik Llalla e cilesoi ngritjen e nje strukture monitoruese rajonale si nje prej mjeteve me te mira per te arritur sukses ne forcimin e shtetit ligjor.