ILO : Kriza ka rritur numrin e të papunëve
Shqipëria edhe pse pak më vonë u prek prej ndikimit të krizës ekonomike në rajon dhe kjo ka shkaktuar ulje të numrit të punësuarve dhe pagave. Mark Levin drejtor në ILO (Organizatën botërore të Punës ) deklaroi se është shumë e rëndësishme që niveli i punësimit dhe pagave të kthehet në nivelin e duhur dhe të mbrohen qytetarët nga shfrytëzimi në këtë moment krize.
“Shqipëria edhe pse më vonë se vendet e tjera u prek prej ndikimit të krizës ekonomike të eurozonës.Kjo ka efekte negative dhe niveli i punësimit por edhe i pagave ka rënë ndjeshëm në disa vende të rajonit. Gjithashtu e rëndësishme në këtë moment është fakti që të mbrohen punonjësit nga shfrytëzimi apo realizimi i një pune të padenjë. Kthimi i punësimit në nivelin e duhur është i rëndësishëm pasi kjo shkakton mjaft trazira sociale. Sipas të dhënave trazirat në shumë aspekte janë shtuar dhe kjo ka ardhur prej krizës ekonomike. Këto janë paralajmërime dhe është e rëndësishme që të merren masa sa më shpejt”- theksoi Levin.
Ndërkohë që ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera deklaroi se duke marrë parasysh krizën ekonomike që ka prekur shumë vende të zhvilluara është shumë i rëndësishëm diskutimi për pagat.
Seminari për punën do të zgjasë dy ditë dhe pritet që në fund të tij të dilet në disa konkluzione mjaft të rëndësishme për sistemin e punësimit dhe të pagave në vend.