E Diel, 1 Nëntor 2026

ILO: Eurozona rrezikon të humbasë 4.5 milionë vende pune

Evropë- Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka paralajmëruar se Eurozona mund të humbasë 4.5 milionë vende pune më shumë, në katër vitet e ardhshme nëse rajoni zhvendoset drejt kursimit.

Kjo rritje e papunësisë do ta çonte bllokun e 17 vendeve në 22 milionë. ILO tha se një politikë e përbashkët larg kursimit në drejtim të vendev të punës ishte e nevojshme.

‘Nuk është vetëm Eurozona në telashe, ekonomia e tërë globale është në rrezik infektimi’- tha organizata.

Raporti tha se të gjithë 17 vendet e Eurozonës do të vuajnë. ‘Pavarësisht masave të synuara që janë marrë të rriten investimet reale ekonomike, kriza ekonomike do të thellohet dhe shërimi i punësimit nuk do të rimerret kurrë’- tha drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, Juan Somavia.

Raporti shton se pasojat e një periudhe të gjatë kursimi do të jenë të rënda veçanërisht për të rinjtë. Ai shtoi se papunësia nuk kishte qënë aq e keqe deri më tani pasi kompanitë janë varur nga personeli me shpresën për një shërim të afërt. ‘Nëse pritshmëritë nuk përmbushën ruajtja e punëtorëve mund të bëhet e paqëndrueshme duke çuar në një numër të konsiderueshëm humbjesh’- paralajmëroi ILO.

Ndërkohë ILO parashtroi edhe një sërë rekomandimesh: Mbështetje për sistemin financiar në rifillimin e  kreditimit për bizneset e vogla; aksionerët të paguajnë për kreditë e bankave; garantim i trajnimit për të rinjtë e papunë; ndryshim i niveleve të pagave në vende të ndryshme të Eurozonës për të adresuar dallimet në produktivitet.

Shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit më 11.1% në muajin Maj, sipas shifrave zyrtare të Eurostat. Duke shënuar 17.56 milionë të papunë, niveli më i lartë ky që kur të dhënat filluan të grumbulloheshin në vitin 1995.

Papunësia e të rinjve në Eurozonë qëndroi në 22.6% në Maj që do të thotë se 3.4 milionë njerëz të moshës nën 25 vjeç ishin të papunë.

Dprina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›