PD-PS arrijnë konsensusin për Reformën Zgjedhore
Tiranë- Pas muajsh të gjatë diskutimesh më në fund partitë politike kanë arritur sot konsensusin për Reformën Zgjedhore duke rënë dakord për tre çështjet kyçe.
PD dhe PS kaluan kështu mosmarrëveshjet që kishin mes tyre për të përmbushur këtë kriter të rëndësishëm për të marrë statusin kandiat në BE.
Mes pikave që u ra dakort është riformatimi i KQZ-së në fund të mandatit të saj. Kreu i komisonit të Zgjedhjeve do të zgjidhet me konkurs.
Dy anëtarë të komisionit kanë të drejtë të kërkojnë transparencë. Teksa u ra dakord për komisionerët dhe mënyrën e numërimit të fletëve të votimit. Afati për reformën zgjedhore është shtyrë tre herë nga presidenti. Ndërkohë sot pasdite në orën 17:00 pritet të votohet drafti final.
/IDEA/