ILO: Shqipëria, pjesë e krizës ekonomike globale
Shqipëria jo vetëm që nuk mund t‘i shpëtojë krizës globale ekonomike, por ka shfaqur edhe simptomat e "sëmundjes botërore". Ulja e nivelit të eksporteve dhe mbi të gjitha rënia e dërgesave të emigrantëve kanë qenë dy nga elementët që janë nënvizuar për t‘u pasur kujdes edhe nga drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në ceremoninë për 90-vjetorin e këtij organizmi.
Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s për Evropën Juglindore, Mark Levin, deklaroi dje se efektet e krizës ekonomike do të ndihen në të gjitha vendet, përfshi edhe Shqipërinë. Levin thotë se duhet të nxiten eksportet, ndërkohë që ILO dhe organizmat përkatës do të rishikojnë skemën e kredisë për ekonomitë e vogla dhe të mesme. Ato do të përkrahin politikat për rritjen e vendeve të punës. Ndërsa rekomandohet që qeveria shqiptare duhet të marrë masa të posaçme, për të përballuar çdo efekt të mundshëm të kësaj krize. "Të gjitha vendet janë të rrezikuara nga efektet e krizës. Ka shumë tregues që bëjnë vlerësimin e krizës. Në rastin e Shqipërisë është çështja e eksporteve. Nëse vihet re mbyllja e tyre, në vend do të ketë mbyllje njësish ekonomike, çka do të sjellë rritje papunësie. Një tregues tjetër është ajo e volumit të parave të emigrantëve, në rastin e vendit tuaj, ulja e tyre do të shkaktonte probleme", u shpreh kreu i ILO-s për Evropën Juglindore, Levin.
Nga ana tjetër, në raport me krizën ekonomike, në pozicionin e realistëve gjakftohtë është pozicionuar edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. I pranishëm në këtë ceremoni ai ka apeluar për përballimin e ndonjë çekuilibri që mund të krijohet nga efektet e krizës globale. "Duhet që të gjithë së bashku ta marrim me një seriozitet të veçantë, pa u përpjekur për të nxjerrë përfitime të çastit, por duke marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e burimeve reale me të cilat do të bëhet financimi i mbrojtjes shoqërore", tha Presidenti Topi.
Sipas tij, sigurimi i fondeve të mjaftueshme për gjatë gjithë periudhës së ndikimit të krizës financiare globale mbetet guri i provës për një mbrojtje të sigurt shoqërore të familjeve me të ardhura të pakta, për pensionistët dhe për kategori të tjera të ngjashme, pa rënduar ato kategori që janë të zënë me punë. Ai theksoi se programet e mbrojtjes shoqërore mund të konsiderohen efektive vetëm po qe se do të gjejmë burime të mjaftueshme.
Presidenti i Republikës gjithashtu ka rekomanduar se "përballimi i efekteve të mundshme të krizës kërkon rishikimin e strategjisë, ose masave të punësimit të rinisë, të grave, veçanërisht në zonat periferike të qyteteve të mëdha, duke i kushtuar rëndësi të veçantë nxitjes së eksporteve, sidomos industrive me fason, që punësojnë në një numër tejet të konsiderueshëm grash dhe vajzash nga familje me të ardhura të pakta, që preken nga papunësia dhe ulja e dërgesave të parave nga emigracioni".
Mes të tjerash, kreu i shtetit vuri në dukje se përpjekjet për të parandaluar efektet e mundshme të krizës, në të gjitha këndvështrimet, kërkojnë durimin dhe mençurinë e duhur që të çojnë drejt zgjerimit të dialogut shoqëror, në gjetjen e kompromiseve të nevojshme dhe të atij konsensusi që bën të mundur shmangien dhe zbutjen e tensioneve, veçanërisht, në prag, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të arrihet që dialogu social të jetë gjithnjë në zhvillim, si dhe pozicioni i sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve të jetë proaktiv.