Topi: Partitë në zgjedhje, premtime dhe propagandë
"Ne sot jemi në prag të zgjedhjeve politike. Është e vështirë edhe për njerëz me eksperiencë politike të orientohen në një kakofoni programesh, thirrjesh, propagande që është e natyrshme për natyrën e partive politike dhe për natyrën e fushatave elektorale. Pra, të gjithë premtojnë që do të realizojnë, e rëndësishme është që njerëzit e thjeshtë kanë nevojë të orientohen jo thjesht nga partitë politike. Njerëzit e thjeshtë kanë nevojë të orientohen dhe nga interlokutorët socialë që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë interesat e atyre që konsiderohen fuqi punëtore të punës". Ka qenë kjo deklarata e bërë dje nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë ceremonisë së 90-vjetorit të ILO-s.
Tejet i hapur ka qenë kreu i shtetit në shpalljen publike të këtij vlerësimi, duke kërkuar mes të tjerash që të jenë interlokutorët socialë ata që duhet të negociojnë për interesat e njerëzve të thjeshtë. "Duhet patjetër që interesat e njerëzve në nevojë, të politikave që duhet të realizohen jo domosdoshmërish nga njerëzit e administratës, apo nga njerëzit e politikës, por nga biznesi, për të investuar modele të industrisë që do të ishin të efektshme për të dyja palët. Do të ishin të efektshme për biznesin, do të ishin të efektshme për punëmarrësin dhe patjetër do të ishin me efekt edhe për ekonominë kombëtare", theksoi Topi.