IMK brënda 2012 restaurim projektesh të rëndësishme

Tkurrja e buxhetit të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, nga viti në vit, ka shtyrë Institutin e Monumenteve të Kulturës që të gjejë rrugë alternative për financimin e projekteve të veçanta restauruese. IMK në bashkëpunim me një projekt të BE-së, po realizon restaurimin e disa projekteve të rëndësishme që do të përfundojnë brenda 2012. Ndërsa falë financimit të agjensisë turke, Tika, do të mundësohet restaurimi i disa xhamive.
Një nga projektet që IMK e sheh me përparësi, përgjatë 2012 është dixhitalizimi i monumeteve të kulturës.
Brenda hapësirës kohore të këtij viti, sipas Drejtorit Apollon Bace do të hapet pas shumë kohësh edhe Muzeu Arkeologjik i qytetit të Durrësit, i cili,pritet të ndikojë edhe në rritjen e numërit të turistëve të huaj, në këtë qytet.