E Shtunë, 31 Tetor 2026

IN Xhaka, OUT Krasniqi

Granit Xhaka ishte njëri prej futbollistëve më të suksesshëm kosovarë në vitin që e lamë pas. Pasi e kishte fituar Botërorin me ekipin U-17 të Zvicrës, dy vjet më parë, mesfushori i ri i Baselit doli në pah edhe në kategorinë seniore.

Ai shkëlqeu në fanellën e Baselit, me të cilin e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës.

Më pas u shpall nënkampion i Evropës me ekipin U-21 të Helvetikëve, ndërsa u ftua për herë të parë në përfaqësuesen A të Zvicrës dhe u bë pjesë e rëndësishme e saj në ndeshjet kualifikuese për Euro 2012.

Luan Krasniqi

Pas vitit 2010, Luan Krasniqi ‘agjëroi’ edhe në atë 2011. Boksieri më i njohur kosovar planifikonte t’i rikthehej ringut përfundimisht në muajin mars, por një lëndim ia pamundësoi sërish ta bënte një gjë të tillë.

Ish kampioni evropian nuk ka boksuar që nga nëntori i vitit 2009, që do të thotë se i ka rënë të pushojë më shumë se dy vjet. Duke e parë moshën, ai vendosi të pensionohet nga ky sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›