Eurozona per te paren here ne recesion
Ne zonen e euros per here te pare qe prej themelimit te saj, eshte shenuar recesion. Ekonomia e 15 shteteve anetare te zones ku paguhet me monedhen euro, ka shenuar ne tremujorin e dyte dhe te trete te ketij viti, renie prej 0,2 perqind, njoftoi Enti evropian i statistikave. Ekspertet ne rastet e tilla flasin per recesion. Ne tremujorin e trete eshte shenuar renie ekonomike edhe ne pjeset tjera te BE, prej rreth 0,2 perqind. Te dhenat e publikuara gjate dites tregojne se ekonomite e 15 vendeve te eurozones kane rene ne recesion. Per dy tremujore me radhe jane shenuar renie te rritjes ekonomike. Dy nga ekonomite me te medha te bllokut, Gjermania dhe Italia jane ne recesion, ndersa Spanja per here te pare ne 15 vjet ka pare ekonomine vete te bjere. Por Franca ka bere perjashtim. Shifrat e reja te sapodala tregojne se ekonomia franceze pati nje rritje te vogel ekonomike ne cerekun e trete te vitit. Ministrja franceze e ekonomise, Kristine Lagarde, tha se ekonomia kishte shenuar rritje me 0.14 per qind ne tremujorin e trete te ketij viti. Britania ka bere te ditur se ka mundesi qe tashme ekonomia te kete rene ne recesion, ndersa shifra e papunesise eshte ne nivelin e saj me te larte ne 11 vjet.
Samiti
Para samitit boteror te financave, sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, u beri thirrje pjesemarresve qe te gjejne zgjidhje gjitheperfshirese per krizen nderkombetare financiare. "Duhet te pengohet qe kriza financiare te kthehet ne nje tragjedi per tere njerezimin", shkruan Ban, ne letren drejtuar kryetareve te shteteve dhe qeverive te 20 vendeve me te industrializuara te botes dhe atyre ne zhvillim. Kancelaria gjermane Angela Merkel tha se nga samiti pret "reformimin e thelle te tregut global financiar". Ajo u shpreh optimiste lidhur me pritjet nga samiti. Me fjale te ngjashme u shpreh edhe ministri i jashtem gjerman Frank-Uolter Shtanmajer. Presidenti amerikan Xhorxh Bush foli per nevojen e "reformimit te sistemit financiar". Komisionerja per politike te jashtme, Benita Ferrero-Ualdner kerkon rregullimin me te mire te rrjedhave financiare. Ajo u shpreh se nga kriza jane prekur te gjithe, si vendet e zhvilluara ashtu edhe ato ne zhvillim dhe te pazhvilluarat. Samiti financiar boteror filloi dje ne mbremje me nje darke te perbashket pune, ndersa punimet vazhdojne sot.
Angazhimi
Grupi i 20 udheheqesve qe perfaqesojne vendet me te industrializuara te botes dhe vendet me te medha ne zhvillim, do te bisedojne sot ne Uashington per masat qe duhen marre per te stabilizuar financat boterore. Udheheqesit evropiane do te propozojne zgjidhje per krizen ekonomike qe ka perfshire tani gjithe boten.